Pse ndihesh e trishtuar pas seksit?

spot_imgspot_img

E beson ose jo, është një ndjesi e përbashkët për meshkujt dhe femrat të kenë një lloj depresioni pas seksit, edhe në qoftë se marrëdhënia ka qenë ndër më të mirat. Kështu që herën tjetër që do të ndodhë dhe partneri nuk do të jetë aty për bisedën nën jastëk, mendo që nuk je e vetmja që e përjeton këtë lloj ankthi.

Ka një emër të vetëm për këtë gjendje. Quhet post-coital tristesse (PCT). Vjen nga latinishtja post-coital dhe frëngjishtja tristesse “trishtim”. Shumë njerëz që vuajnë nga PCT, pra nga ky lloj trishtimi pas marrëdhënies seksuale, përjetojnë ndjenja të forta dhimbjeje, ankthi, menjëherë pas seksit, deri në dy orë më vonë.

Pse ndodh? Ka të bëjë me hormonin e prolaktinës. Femrat e kanë për të prodhuar qumësht, por e kanë edhe meshkujt. Trupi e prodhon prolaktinën pas orgazmës për të luftuar dopaminën – hormonin përgjegjës për nxitjen seksuale. Por nga ana tjetër, ai mund të shkaktojë edhe gjendjen e melankolisë.

Pse ndihet një njeri i trishtuar pas seksit?

Seksi është mbi të gjitha lidhje me dikë, dhe ndërsa dopamina të stimulon të ndihesh në gjendje të shkëlqyer ndërsa jeni duke bërë seks, më pas, realiteti mund ta rrëzojë këtë gjendje. Mund të ndihesh e frikësuar apo e shqetësuar në lidhje me angazhimet e ndryshme që ke, kështu që mund të duash të rrish vetëm dhe të kërkosh distancë nga partneri. Seksi gjithashtu të bën të thuash gjëra të nxehta “të dua dhe dua të kem fëmijë me ty”, por më vonë, të gjitha këto mund të mos duken ide edhe aq e mirë. Pasi je “zgjuar”.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.