19.2 C
Priština
More

    Disa truqe për bukuri rrëmbyese dhe vetëbesimin që ajo e sjell…

    spot_imgspot_img

    Rregulloni flokët valë-valë

    Thani flokët me pecetë, e më pas vëni shkumë për flokë. Sasia e domosdoshme e shkumës është sa një topi të tenisit nëse keni gjatësi normale. Shkumën vendoseni përgjatë flokëve, por jo nga rrënjët e flokëve, por nga majat. Me duar bëjeni teksturën duke i shtrydhur flokët. Shpupurishini flokët për dukje të thjeshtë dhe seksi, si të jeni zgjuar tani nga krevati.

    Gjithmonë mbani erë të mirë

    Në periudhën më të ftohtë të kohës e cila është para nesh, zgjidhni erëra më të forta, ato të cilat përmbajnë moshus. Një ndër vendet më të mira ku era e parfumit do të zgjasë më shumë është pjesa e qafës pas veshëve, nëse këtu vendosni disa pika që do të hyjnë në flokë, do të shpërndani rreth vetes një aurë vërtet të këndshme. Që të testoni intensitetin e parfumit, vendoseni në mbrëmje para gjumit. Nëse e ndieni edhe kur të zgjoheni në mëngjes, do ta dini që kjo është zgjedhja e duhur.

    Përdorni buzëkuq të kuq

    Kur përdorni buzëkuq të kuq, mënyra më e mirë për të arritur buzë më të mbushura është t’i rrethoni ato me laps të kuq. Ndërsa për efekt total të mbushjes, buzëkuqin vendoseni me brushë, e më pas lehtë përhapeni me gishta.

    Bëni që sytë të ju duken më të mëdhenj

    Mbështeteni në disa sekonda lugën e ftohtë në sy. Me korrektor më të çelët mbulojeni të zezën rreth syve. Shkëlqimin rozë vendoseni në kapakët e syve deri te qerpikët, refleksi i shkëlqimit do të bëjë që sytë t’ju duken më të mëdhenj. Shtoni një hije me shkëlqim në gjysmën e pjesës së kapakëve deri në rrudha. Majen e syri lyejeni me të zezë, ndërsa qerpikët lyejini me maskarë që ka efekt zgjatjeje.

    Vija e përkryer e vetullave

    Ju nevojitet vetëm lapsi, pudra, një brushë e thjeshtë apo një brushë e pastër e maskarës. Më parë i krihni vetullat me brushën e pastër të maskarës. Shikoni vetullat tuaja dhe gjeni vendet ku duhet t’i mbushni, përdorni lapsin që t’i mbushni vendet që dëshironi me lëvizje të lehta që vetullat t’ju duken më të dendura.

    Bëni lëvizje në anë të rritjes së vetullave. Qëllimi nuk është të vizatohet një vijë por të bëhet improvizim i qimes. Ruajuni që mos ta lyeni të gjithë vetullën, sepse kjo nuk do të duket aspak natyrale. Lapsi do të duhet të jetë shumë i butë, në mënyrë që të rrëshqasë pa mundim. Brushën e pastër të maskarës vendoseni në hijezimet për sy apo në pudrën për vetulla. Pudra do t’i ngjisë pjesët që i keni mbushur me laps, dhe do ta bëjë ngjyrën të njëtrajtshme. Që pudra të qëndrojë sa më gjatë, lageni brushën para përdorimit. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...