Deri të buzët e plota, me vetëm katër hapa

spot_imgspot_img

Mos e humbni shpresën nëse nuk i keni buzët si Angelina Jolie, por mësoni se si me vetëm katër hapa, të krijoni iluzionin e buzëve të plota dhe sensuale …

Çfarë ju nevojitet?

  • Korrektori
  • Lapsi me ngjyrë të buzëve
  • Shkëlqimi transparent
  • Shkëlqimi shkëlqyes
  • Furça për buzëkuq

Hapi i parë
Vendosni një shtresë të hollë të korrektorit në majën e buzës të sipërme dhe të poshtme. Korrektori do të reflektojë dritën dhe në këtë mënyrë buzët duken më të plota.

Hapi i dytë
Vizatoni vijën e buzëve me laps. Lirisht mund të shkoni edhe përtej vijës së buzëve, sepse korrektori do të zvogëlojë hendekun në mes të buzës dhe lapsit.

Hapi i tretë
Duke përdorur një furçë, aplikoni një shkëlqim të tejdukshëm. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe buzëkuqin me ngjyrën e preferuar, apo atë më ngjyrë të buzëve tua.

Hapi i katërt
Në mes të buzës së poshtme, vendosni pak shkëlqyes. Ai gjithashtu do të reflektojë dritën, dhe buzët do të duken më të plota. /kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Intimiteti në lidhje: këshilla praktike

Udhëzime të thjeshta dhe të sigurta për ta thelluar intimitetin me partnerin: komunikim i hapur, lojë e butë, atmosferë e ngrohtë dhe ritëm që ju përshtatet.

Dashuria pa keqkuptimet: si të bisedoni qetësisht

Keqkuptimet zbuten me përgatitje, moment të duhur, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë — sidomos kur jetoni në ritme të ndryshme në diasporë.

Garderoba që zgjat – Trend Kosovarja

Si të zgjedhësh materiale të qëndrueshme, t’i lash e t’i ruash saktë dhe të ndërtosh një kapsulë praktike Kosovë–Zvicër që zgjat vërtet.

Larja dhe ruajtja e rrobave të fëmijëve të kopshtit

Rutinë e thjeshtë për larjen, tharjen dhe ruajtjen e rrobave të kopshtit: këshilla praktike për siguri kimike, organizim dhe jetëgjatësi të tekstileve në shtëpinë tënde.