Shndërrojeni tharësen e flokëve në shokun tuaj më të mirë

spot_imgspot_img

Si të minimalizoni dëmin e shkaktuar nga temperatura e lartë e tharëses për flokë?

Nga krehja dhe tharja e shpeshtë me tharëse, flokët dëmtohen dhe bëhen të thata dhe të dobëta, u mungon lagështia dhe fillojnë të plasariten. Ne i kemi disa udhëzime se si t’i mbroni flokët nga nxehtësia – mikut dhe armikut më të madh të flokëve.

Kur zgjedhim një tharëse flokësh, ajo duhet të jetë më e mira. Sepse e bleni njëherë në dhjetë vjet, dhe nuk do të kishte kuptim që në të të kurseni, e posaçërisht nëse ju themi se me këtë ju e ulni nivelin e dëmtimit të flokëve. Ngrohja le të jetë me rreze ultravjollce si dhe kokën ta ketë prej qeramike. Ekspertët e teknologjisë thonë që keramika është transmetuesi më i mirë i nxehtësisë i cili më së paku dëmton qimet, dhe për këtë arsye pllakat prej keramike janë më të mirat kur flasim për “hekurosjen” e flokëve.

Pra, anën e dëmshme të temperaturës së lartë mundemi që ta kthejmë në interesin tonë. Ekzistojnë llaqe për flokë, shamponë, regjeneratorë dhe maska të cilat përmbajnë përbërës aktivë të cilët reagojnë në kontakt me nxehtësinë. Si shembuj të mirë jane produktet për stajling nga marka të ndryshme, të cilat shfrytëzojnë nxehtësinë nga tharësja për të rritur nivelin e ndikimit të përbërësve shërues.

Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik për të strukturuar produktet e flokëve dhe për të menaxhuar afatet e përdorimit, me hapa të thjeshtë kundër dëmeve nga dielli, klori dhe stilimi.

Thonjtë në verë: kujdes me SPF

Mbro lëkurën rreth thonjve gjatë verës me hapa të thjeshtë: SPF, barrierë para pishinës dhe rihidratim pas diellit. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Hidratim dhe ushqim në ditët e nxehta

Mbaje trupin të freskët me ujë, vakte të lehta dhe plan të mençur gjatë vapës, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Materialet që zgjasin rrobat | Trend

Si të dallosh dhe të kujdesesh për materialet që i bëjnë rrobat të zgjasin, me këshilla praktike për Kosovë–Zvicër dhe familje.