Dëshironi flokë të bukura? Çelësi është tek ushqimi

spot_imgspot_img

Ushqimin i cili është shumë i shëndetshëm për flokët tuajë e keni aty afër. Sigurisht disa nga keto edhe i adhuroni…

Fshehtësia e flokëve të bukura fshihet në një masë të madhe në të të ushqyerit tuaj. Për flokë të gjata, të bukura dhe me shkëlqim, të cilat do të mahnisin gjininë e kundërt, më meritorë janë (krahas gjeneve të mira dhe kujdesit) fasulja, peshku, vezët dhe prodhimet e qumshtit, arrat, karrota, bananet…

Kur ju keni zbokth dhe kruarje të pakëndshme të kokës, ju nevojitet vitamina A, dhe karrota është shumë e pasur me këtë vitaminë. Do t’ju ndihmojë që të mbani baraspeshën natyrale të lëkurës së kokës, prandaj konsumoni më shpesh karrotën.

Perimet me ngjyrë të gjelbër të mbyllur janë burim i pakrahasueshëm i vitaminës A dhe C. Kënaquni me sallatën e gjelbër, brokoli dhe spinaqin, qe t’ju kanë zili për flokët tuaj të shkëlqyera, pa zbokth.

Për shkak përmbajtjes së omega-3 acideve yndyrore, peshku është i domosdoshëm që të gjendet në listën e ushqimit, i cili është i mirë për shëndetin e flokëve tuaja. Këto acide ndihmojnë në regjenerimin e qimeve brenda dhe jashtë lëkurës. Duke i fëlënderuar kësaj, flokët janë të shkëlqyera dhe të hidratuara.

Kohë pas kohe përdorni nga një porcion të vogël të me arra të shijshme. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat parandalojnë hollimin e flokëve. Zinku dhe seleni, të cilët poashtu gjenden në arra, janë shumë të dobishëm në parandalimin e rënies së parakohshme të flokëve.

Fasulja është magjistari përgjegjës për rritjen e flokëve. Ato janë shumë të pasur me proteina, zink, biotinë dhe hekur, duke i bërë zgjedhjen më të mirë për ata të cilët duan rritje të theksuar të flokëve.

E tani pakëz ëmbëlsira! Hani banane dhe mbusheni organizmin me vitaminë B6, kurse rrushin për të rritur nivelin e hekurit. Vitamina B6 do të kujdeset që folikulat e flokëve të jenë të shëndosha, kurse hekuri që në skalpin tuaj të sillet mjaftueshëm oksigjen, që do të ndalojë rënien e flokëve, si dhe dëmtimin e tyre, duke i siguruar atyre rritje të papengueshme.

Midhjet (guacat) përveç që janë lartë në listën e gjërave ushqimore me veprim afrodiziaku, janë burim i shkëlqyeshëm i zinkut, si dhe antikosidant i fuqishëm, i cili do të mbajë flokët tuaja të fuqishme.

Për fortësinë e flokëve dhe elasticitetin e tyre, janë të nevojshme proteinat. Vezët janë burim i shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk jeni adhurues të vezës, në vend të tyre mund të konsumoni prodhime qumështi me nivel më të ulët të yndyrës.

Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.