Hap pas hapi: Bëni një “punxhë krofnë” të përkryer

spot_imgspot_img

Trendin më të ri veror të stilit të flokëve – punxhë në formë krofneje, e kanë lansuar yjet e filmit Reese Witherspoon dhe Kate Bosworth. Kjo frizurë e rregullt dhe e bukur, të cilën deri sot e mbanin balerinat, është bërë trendi i fundit në Hollywood. Punxha bëhet shumë thjeshtë dhe ju duhet vetët vetëm një çorape griloni më e trashë.

Udhëzimin se si bëhet një punxhë në formë krofneje e vendosi në Youtube stilistja Wendy Nguyen, kurse videon e kanë shikuar me miliona femra.

Merrni një çorape griloni më të trashë dhe prejeni pjesën ku hyn shputa e këmbës. Sa më i trashë të jet çorapi, punxha do të jetë më e plotë.

Kapni flokët në formë të bishtit të kalit dhe vendosni një llastik gome. Pastaj bishtin tërhiqeni nga pjesa e çorapit, e cila ka formën e gypit.

Çorapin kapeni me fundin e bishtit dhe silleni disa herë së bashku me flokët nga maja e kokës.

Kur të përfitoni formën e krofnes, përforconi punxhën me disa kapëse.

Në fund, përmirësoni fijet rreth punxhës me krehër, dhe nëse keni flokë të dendura, drejtojini qimet e lakuara me anë të xhelit për flokë. Që “krofna” të jetë e fortë, përdorni sprej për flokë.

Më poshtë mund të përcillni videon nga stilistja Wendy Nguyen

 

Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kuzhina e vogël: organizim dhe siguri

Kuzhina e vogël bëhet praktike kur rendi dhe siguria ecin bashkë. Mëso si të rregullosh hapësirën, të ruash pastruesit dhe të reagosh ndaj ekspozimit.

Kutinë make-up: organizim dhe afate përdorimi

Organizo kutinë tënde të make-up-it me hapa të thjeshtë: kategorizim, etiketim me PAO dhe ruajtje higjienike, që rutina jote të jetë më e shpejtë dhe më e sigurt.

Adoleshenca: Rutinë pas shkollës për provime

Një rutinë e thjeshtë pas shkollës të jep fokus për mësim dhe kohë për pushim. Shiko hapa praktikë dhe rol mbështetës të prindërve.

Shtresa praktike për motin e ndryshueshëm

Udhëzues i shkurtër për shtresim të mençur në mot të paqëndrueshëm Kosovë–Zvicër: si të zgjedhësh materiale, si t’i organizosh shtresat dhe si të kujdesesh që të zgjasin.