Zgjidhje natyrale në luftën kundër zbokthit

spot_imgspot_img

Studimet tregojnë që çdo i pesti person është në luftë me zbokthin. Shkaktarë të kësaj dukurie më së shpeshti janë stresi, mungesa e vitaminës B dhe numri i madh i gjëndrave dhjamore aktive, por edhe një lloj kërpudhe e cila ushqehet me vajin natyral të lëkurës. Zgjidhja efikase në luftën kundër zbokthit fshihet në natyrë.

1. Uthulla e mollës – është e njohur për vetitë e saja antibakteriale, për të cilën arsye është patjetër një ndihmues në luftën kundër zbokthit. Bëjeni një preparat nga uthulla e mollës duke përzier atë me ujë, në proporcion të njejtë (50% uthull molle – 50% ujë). Lajeni kokën me këtë përzierje dhe lëreni për një natë. Të nesërmen, lajeni kokën thellësisht me një shampon të lehtë. Në rast se keni lëkurë të ndjeshme, në një shishe prej gjysëm litre, përzieni një decilitër uthull dhe pastaj pjesën e mbetur mbusheni me ujë të ngrohtë. Pasiqë t’i keni larë flokët, përzierjen e fituar lehtësisht derdheni në kokë dhe lehtësisht filloni ta shpërndani me gishta në lëkurën e kokës dhe pastaj shpërlajeni.

2. Vaj kokosi – Përmban proteina thelbësore që janë të nevojshme për rritjen e flokëve, kurse përdorimi i rregullt mund që të forcojë flokun dhe të zvogëlojë problemet me zbokthin, të cilës i ndihmon edhe veprimi antistresues që ka ky vaj në përbërje. Për shërimin e zbokthit, gjysmë ore para larjes së flokëve me shampon, derdhni dy lugë vaj kokosi në flokë dhe shpërndajeni me gishta në lëkurë të kokës. Këtë veprim përsëriteni së paku tri herë në javë.

3. Ruzmarina – Fletët e ruzmarinës përdoren prej shekujve si bar natyror, kurse studimet kanë treguar se ruzmarina stimulon rritjen e flokëve dhe ndihmon në rimëkëmbjen e fijeve të flokëve, duke përmirësuar qarkullimin, zhkatërron kërpudhat dhe largon yndyrën në flokë. Grimconi tri deri në katër degë ruzmarine, hudhni në një litër ujë të vluar dhe lejini të qëndrojnë për 24 orë. Pastaj, me sitë ndajeni lëngun prej masës së fortë. Mbusheni një shishe me spërkatës. Pas çdo larjeje shpërkatni flokët në të gjitha anët dhe mos i shpërlani.

4. Menta – Vaji i fletëve të mentës është jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe ndikon në rimëkëmvjen e rrënjëve të fijeve të dëmtuara dhe e qetëson regjionin e irrituar. Holloni 3 pika të vajiti eterik të mentës në 10 mililitra të vajit bazik (psh vaj argani – vaj maroken, e cila nuk i bën flokët me yndyrë), përzieni mirë dhe derdhini në një enë qelqi. Shpërndajeni përzrierjen në flokë dhe bëni masazh 10-15 minuta, njëherë në javë, dhe pastaj lajeni kokën me një shampon të lehtë.

Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.

Trend: Ndërto gardërobën kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri

Udhëzues praktik për të ndërtuar një gardërobë kapsulë funksionale dhe të qëndrueshme për punë dhe jetën e përditshme, me fokus tek zgjedhja e materialeve, mirëmbajtja dhe kombinimet bazë.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — 3 versione të plota me proteina lokale për familje në Kosovë dhe Zvicër

Tre receta të thjeshta e sezonale me proteina lokale — mish pule, pulëbardhë të ziera dhe kombinim me bishtajore — të përshtatura për drekë familjare në Kosovë dhe Zvicër, me këshilla për ushqyerje të balancuar dhe higjienë ushqimore.