COVID-19 mund të ndikojë drejtpërdrejt në zemër, ja mekanizmi veprues i sëmundjes

spot_imgspot_img

Një studim i fundit i qelizave burimore ka treguar që SARS-CoV-2, mund të infektojë qelizat e zemrës përmes të njëjtit receptor (ACE2) të pranishëm në mushkëri. Kjo mund të jetë përgjegjëse për komplikimet kardiake të shoqëruara me COVID-19.

Ekspertët fillimisht menduan se COVID-19 ishte një sëmundje e frymëmarrjes, me simptoma përfshirë kollën, gulçim dhe pneumoni. Sidoqoftë, provat më të reja të COVID-19 tregojnë se sëmundja gjithashtu mund të shkaktojë simptoma neurologjike dhe kardiake shkruan MedicalNewsToday.

Mjekët kanë raportuar ndryshime në sistemin e qarkullimit të gjakut tek njerëzit me COVID-19, ndonjëherë duke çuar në mpiksje të gjakut, si dhe komplikime kardiake, të tilla si ndryshime në ritmin e zemrës, dëmtim të indeve të zemrës dhe sulme në zemër.

Në një studim të ri që shfaqet në revistën ‘Cell Reports Medicine’, shkencëtarët kanë treguar që SARS-CoV-2 mund të infektojë qelizat e zemrës dhe të ndryshojë funksionin e tyre.

Gjetjet e tyre, nga eksperimentet në qelizat burimore të njeriut, sugjerojnë se simptomat kardiake të COVID-19 mund të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i infeksionit të indeve të zemrës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.