Ja sesi të përdorni një prej opsioneve më të rëndësishme të iOS

spot_imgspot_img

Versioni më i fundit i iOS ka një opsion të ri i cili ju ndihmon të organizoni ekranin e telefonit. Aktualisht mund të keni dhjetëra aplikacione në dosje të ndryshme në disa faqe.

Por një opsion i ri në iOS 14 quajtur App Library ndryshon gjithçka dhe është i mrekullueshëm. Automatikisht organizon aplikacionet në kategori të ndryshme si rrjetet sociale, produktivet, kreativitet ose shërbime.

Nëse dëshironi ta testoni ju ftojmë të provoni versionin eksperimental publik të iOS.

Ja sesi të aktivizoni App Library në iOS 14 Beta
Së pari duhet të siguroheni që App Library është i aktivizuar.

Për ta bërë këtë:

Hapni aplikacionin Settings
Klikoni Home Screen
Përzgjidhni opsionin “App Library Only”
Ky opsion do të detyrojë aplikacionet të shfaqen në App Library në vend të ekranit Home.

Hapi tjetër është të pastroni aplikacionet duke çaktivizuar faqet tek të cilat mund të shfaqen.

Për ta bërë këtë:

Mbani të shtypur mbi ekranin home
Shtypni shiritin gri në fund të ekrani
Hiqni të gjithë rrathët që kanë aplikacione në to
Tashmë App Library automatikisht do të ruajë aplikacionet në të djathtë të ekranit Home. Dhe me Widget në iOS 14 mund t’i vendosni në Home duke të ofruar akses të shpejtë në motin, kalendarin, fotot e shumë të tjera.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...