Çmimi “Albumi më i mirë vokal i Pop-it” në duart e Dua Lipës

spot_imgspot_img

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar çmimin e Grammy’s për “Albumin më të mirë vokal të Pop-it” për vitin 2021 me albumin e saj, “Future Nostalgia” .

Lipa, arriti ta rrëmbente çmimin me peshë ani pse në nominimet për këtë kategori, përpos saj ishin edhe ikona e muzikës, Lady Gaga (Chromatica), Taylor Swift (Folklor), Harry Styles (Fine Line) dhe Justin Bieber (Changes).

“Faleminderit shumë, kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia. Në fund të albumit tim të parë mendoja se duhet bërë muzikë të trishtë për të ndier se ajo ka rëndësi dhe jam mirënjohëse dhe e nderuar pasi që lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”, ka thënë Lipa pasi pranoi çmimin.

Dua, interpretoi këngën “Dont start now” në skenën gjigande të ceremonisë së Grammy’s, këngë kjo e cila po ashtu ishte e nominuar për “Regjistrimin/Incizimin më të mirë të vitit”.

“Future Nostalgia” u nominua si për “Albumin më të mirë vokal të Pop-it” ashtu edhe për “Albumin e vitit”, ndërsa producenti Andrew Watt – i cili punoi në këngën “Break My Heart” – fitoi për “Producentin e Vitit, Jo klasik”.

Ndryshe, Dua Lipa ishte e nominuar në gjashtë kategori për ceremoninë e Grammy’s 2021.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi argëtues i ditës: 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Një horoskop i lehtë e argëtues për sot: parashikime të shpejta për dashurinë, punën dhe mirëqenien e 12 shenjave — vetëm për zbavitje.

Argëtuese: mbrëmje kulturore familjare — aktivitete dhe referenca të verifikueshme për tregime dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje familjare kulturore: tregime të shkurtëra, lojëra pa ekrane dhe një segment i thjeshtë astronomik, me burime për verifikim.

Femiu‑juaj: si t’i përfshini fëmijët në përgatitjen e vakteve të thjeshta — udhëzime praktike dhe të sigurta

Si t’i përfshini fëmijët në përgatitjen e vakteve në mënyrë të qetë dhe të sigurt: përfitime të zhvillimit, parime bazë sigurie, ide detyra të thjeshta dhe si ta bëni rutinen të qëndrueshme.

Barera‑natyrale: rutinë praktike mbrëmjeje për të rriturit për një gjumë më të qetë

Udhëzime praktike, të thjeshta dhe të përshtatshme për të rriturit që duan të ndërtojnë një rutinë mbrëmjeje që mbështet një stil jetese të shëndetshëm dhe një gjumë më të qetë.