Një studim i ri nga Universiteti Yale ka treguar përfitimet e mahnitshme të shtimit të vetëm 56 gramëve arra në dietën tuaj, studjuesit zgjodhën 46 të rritur mes moshës 30 deri në 75 vjeçare.

Të gjithë pjesmarrësit kishin indeks të peshës trupore (BMI) më të lartë se 25 dhe perimetër të belit rreth 100 cm për meshkujt, 87 cm për femrat. Të gjithë pjesmarrësit kishin rrezik të shtuar të sindromit metaboli, që është diabet i tipit 2 si dhe sëmundje kardiovaskulare.

Gjysmës së pjesëmarrësve u është caktuar dietë që përmban 56 gramë të arrave të freskëta, gjysmës tjetër u është dhënë dietë që nuk përfshinte arra. Rezultatet treguan se personat që konsumuan arra kanë treguar funksione të përmirësuara të qelizave endoteliale që përbëjnë rreshtimin e brendshëm të enëve të gjakut.

Këto qeliza ndihmojnë me koagulimin e gjakut, në krijimin e qelizave të reja të gjakut si dhe në rregullimin e inflamacionit dhe kontrollimin e tensionit të gjakut.

Arrat janë shumë ushqyese dhe përbëjnë një shtesë të shkëlqyeshme në ushqimin tuaj. Fatkeqësisht njerëzit nuk e përdorin shpesh, ata që konsumojnë arra në përditshmëri marrin 5 gramë më shumë fibra, 260 mg më shumë vitaminë E dhe 157 mg më pak sodium.

Andaj, herën tjetër që shkoni të bëni pazarin, mos harroni të merrni edhe arrat me vete. Zemra juaj do ju jetë tejet faleminderuese për këtë veprim!

kosovarja.ch