Dashi

Në dashuri, sikurse në jetën e përditshme, ju jeni shefi. Sidoqoftë, kualitetet e juaja vijnë nga ana juaj e butë. Provoni ti zhvendosni kufijtë tuaj të komfortit me qëllim që marrëdhënia juaj të zhvillohet më thellë, partneri juaj dëshiron që ti besoni më tepër në çështjet që kanë të bëjnë me juve dy.

Demi

Juve u janë të njohura edhe fillimet e ndjeshme të lidhjeve edhe maturimi i shëndetshëm i një lidhjeje. Senzualiteti është veçori e juaja dhe e kuptoni fuqinë e prekjeve të buta, juve u janë prioritare edhe kualiteti i mbulesave të shtartit, jastëku, veshjet e brendshme. Sapo të vendosni themelet e dashurisë, lidhja juaj bëhet pjellore dhe jeni të gatshëm në krijimin e familjes dhe jetës së përbashkët.

Binjakët

Fuqia e mendjes është gjëja që ju eksiton dhe duhet që patjetër ta keni në lidhje, nëse dëshironi që lidhja të mbijetojë. Pëshpëritjet në vesh ju çmendin fare. Edhepse sfida intelektuale është çelësi juaj, dashuria nuk ndodhet vetëm në mendje, andaj sfida tjetër për ju janë krijimi i lidhjes emocionale dhe balansimi i mendjes dhe zemrës.

Gaforrja

Juve ju pëlqen siguria, një fole ku mund të jetoni me partnerin tuaj. Nëse ndjeheni e sigurtë, kualitetet e juaja në dashuri do të lulëzojnë pasiqë shkëmbimi i ndjenjave për ju janë themeli i dashurisë. Gjestet e vogla si shtrëngimi i duarve dhe përqafimet e mbla janë gjëra që ua zbusin zemrën.

Luani

Ju lulëzoni kur jeni në qendër të vëmendjes ndërsa si këmbim shëndrroheni në partnerin më të kujdesshëm dhe më besnik. Jeni e njohur për shprehjen e afeksionit dhe shijeve të shtrenjta, sidoqoftë të qenit në qendër të vëmendjes tërë kohën mund të ju dëmtojë.

Virgjëresha

Jeni një partner i devotshëm dhe i sigurtë menjëherë pasiqë tëjeni siguruar në vlerat që sigurojnë kriteret që keni. Brenda jush ekziston një pafajësi fëmijërore dhe pastërti në dashuri andaj edhe ju pëlqejnë pikniqet në fshat dhe takimet romantike. Partneri juaj ideal është ai që është i sjellshëm mjaftueshëm që të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj.

Peshorja

Jeni mbretëreshë e ëndrrave romantike dhe të realizimit të tyre. Muzika e mirë, ndriçimi adekuat dhe ngjyrat e duhura janë gjëja që ju bën më sensuale. Mësimi juaj në dashuri është të vlerësoni veten dhe mos të vuani për gabimet e kaluara. Bukuria dhe romansa janë prioritet i lartë për ju.

Akrepi

Dashuria për ju është “gjithçka apo asgjë”, dashuria juaj është e thellë dhe falëse edhe nëse ju është bërë padrejtësi. Emocionet e juaja janë të forta dhe ju bëjnë të dashuroni me tërë organizmin tuaj. Dashuria juaj është një inspirim andaj keni kujdes se kë e përzgjedhni për partner pasiqë ju jeni tepër e sinqertë në dashuri.

Shigjetari

Ju jeni një mendimtare e lirë me shpirt të lirë andaj edhe partneri juaj duhet të jetë si ju apo të kuptojë personalitetin tuaj. Ai duhet të jetë shoqërues në rrugëtimin tuaj dhe i hapur për aventura të reja, pasionet e juaja janë të forta dhe keni nëj apetit të madh për të provuar gjëra të reja në shtrat dhe në jetë. Partneri juaj duhet të jetë i qëndrueshëm që të mund të përballojë energjnë masive që ju e posedoni.

Bricjapi

Ju jeni një sinonim për elegancë dhe dekor, planifikimi i ardhmërisë suaj vjen natyrshëm dhe kërkoni ta ndani me dikë që sheh aq larg sikurse ju. Ju i admironi ata që janë ambiciozë, siç jeni edhe vetë, sidoqoftë jeni e famshme për sensualitetin e juaj dhe nevojën për përkdhelje. Kuptojeni kur jeni duke e sakrifikuar lidhjen tuaj për shkak të karierës dhe reagoni në rregullimin e gjërave të gabuara, balansimi ju garanton paqë.

Ujori

Jeta e juaj intime është unike pasiqë rregullat nuk vazhdojnë për juve, ju dhe partneri juaj do të filloni si miq të mirë dhe do të ndani interesa të përbashkëta. Pasi të zhvillohet lidhja, do ju duhet një dozë e konsiderueshme e autonomisë ndërsa partneri i duhur do e rrespektojë këtë gjë dhe nuk do e kuptojë si rrezik për lidhjen. Fokusohuni në zhvillimin e interesave personale dhe rrespektoni kualitetet e partnerit pasië vetëm së bashku mund të mbani “mbretërinë” që keni krijuar.

Peshqit

Ju jeni i njohur për ndjeshmërinë dhe aftësinë për të dashuruar pa kufizime. Nuk jeni materialiste dhe dëshironi që të kaloni kohë me një partner që krijon lidhje të fuqishme shpirtërore. Partneri juaj duhet të jetë i sinqertë, i kujdesshëm dhe bashkëbisedues i mirë pasiqë ju nuk mund të zbuloni shpirtin tuaj para një personi që nuk shfaq empati. Shprehja e dashursë është një gjë që e nderoni gjatë jetës suaj.

kosovarja.ch