A është kafeja një sekret për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim?

spot_imgspot_img

Kafeja ka një listë të gjatë me përfitime për trupin, siç është aftësia për t’i bërë flokët më të shëndetshëm.

Çfarë thonë hulumtimet?

Nuk ka shumë hulumtime që mbështesin përdorimin e kafesë në flokë. Por, sipas hulumtimeve në dispozicion, kafeja – më saktësisht kafeina në kafe – mund të përmirësojë pamjen dhe strukturën e flokëve në disa mënyra.

– Rritja

Rënia e flokëve mund të ndodhë me kalimin e moshës, duke prekur si meshkujt ashtu edhe femrat. Vendosja e kafesë në mënyrë topikale në flokë dhe skalp mund të ndalojë rënien e flokëve dhe të nxisë rigjenerimin. Meqenëse kafeina është një stimulues, rrit qarkullimin e gjakut në gjëndrat e flokëve. Edhe kjo mund të ndihmojë flokët të rriten më shpejt dhe të bëhen më të fortë, duke dhënë pamjen e flokëve më të plotë dhe më të trashë.

– Flokë më të butë dhe me shkëlqim

Çuditërisht, shpëlarja e flokëve me kafe mund të përmirësojë flokët sepse përmban flavonoide, të cilat janë antioksidantë që nxisin rigjenerimin e flokëve. Sidoqoftë, kafeina nuk i heq flokët nga vajrat. Përkundrazi, mund të ndihmojë flokët të mbajnë lagështirën dhe të krijojnë një shkëlqim natyral.

Çfarë ju duhet

– 2 deri në 4 filxhanë kafe të përgatitur, të ftohur
– shishe me sprucues

Duhen 2 deri në 4 filxhanë kafe të përgatitur, në varësi të gjatësisë së flokëve. Lëreni kafenë të ftohet plotësisht dhe më pas hidheni lëngun në shishe. Lani flokët si normalisht. Teksa flokët janë ende të lagur, spërkatni ose aplikoni kafen e përgatitur te flokët. Pas aplikimit, masazhoni kafenë në flokë dhe kokë për disa minuta. Pas 20 minutash, shpëlajeni kafenë nga flokët me ujë të ftohtë ose të vakët dhe më pas thajeni.

Kafeja mund të bëjë më shumë sesa t’ju mbajë zgjuar. Pra, nëse keni rënie të flokëve ose po kërkoni të lyejini flokët në mënyrë natyrale, një shpëlarje me kafe mund të japë rezultate të dëshirueshme. Thjesht sigurohuni që të lejoni që kafeja të ftohet plotësisht para se ta aplikoni në flokë dhe mos përdorni shpëlarje me kafe nëse keni flokë me ngjyra të lehta.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi argëtues për 12 shenjat (19 gusht 2026): dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat më 19 gusht 2026: sinjale të dashurisë, momente vendimtare në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie. Lexo me kujdes e shijo humorin!

Zgjidhje tech për përditshmërinë: aplikacione dhe pajisje që thjeshtojnë organizimin e shtëpisë

Si të përdorni aplikacione dhe pajisje për të kursyer kohë dhe për të mbajtur rregullin në shtëpi, duke ndjekur praktikat e sigurisë së rekomanduara nga NCSC.

Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: ide praktike për një pamje mikpritëse dhe funksionale

Si ta organizoni hyrjen e shtëpisë që të duket mikpritëse dhe të jetë praktike: ide për mobilim, ruajtje, siguri ndaj kimikateve dhe një listë kontrolli për mirëmbajtje të përditshme.

Si t’i organizoni produktet e make-up dhe si të lexoni afatet e përdorimit

Udhëzime praktike se si t’i organizoni produktet e make-up, si të lexoni etiketat dhe si të kontrolloni afatet e përdorimit për siguri dhe rezultate më të mira.