A e dini se çka paraqesin vijat e bardha në thonjtë tuaj?

spot_imgspot_img

Njollat e bardha, të cilat quhen leukonychia, zakonisht paraqiten për shkak të lëndimeve të lehta në bazën e thonjve.

Nëse keni menduar ndonjëherë se çfarë janë njollat e bardha në thonjtë tuaj, këtu po ju japim një përgjigje. Në fakt, shumica e këtyre njollave apo pikave të bardha paraqiten si rezultat i fluskave të ajrit nën thonj.

Ky fenomen mund të jetë gjithashtu i trashëguar, por në situata të caktuara mund të jetë indikator i problemeve mjekësore, të tilla si lythat dhe infeksione fungale (onychomycosis), psoriaza dhe ekzema, të cilat mund të ndikojnë në thonjtë si dhe sarkoidoza e cila ndikon në lëkurë, mushkëri dhe organe tjera.

Kur thonjtë janë të butë dhe kanë njolla të bardha, kjo gjendje njihet si thonjtë ‘Plummer’ dhe mund të tregojnë hipertiroidizmin.

Linjat që paraqiten poshtë thonjve, mund të jenë tregues për sëmundje tjera. Shfaqja e vijave të bardha horizontale në tërë sipërfaqen e thonjve mund të jetë tregues për arrest kardiak, sëmundjen Hodgkin, malarjen.

Nëse vëreni dy vija të bardha të ngushta horizontale në njërin thua apo më shumë, kjo mund të jetë hypoalbuminemia – ulja e nivelit të proteinave albumine në gjak. Ky lloj çrregullimi dhe këto vija mund të shkaktojnë disa kushte akute dhe kronike mjekësore, të tilla si sëmundje të veshkave, cerozë e mëlçisë, arrest kardiak dhe mënyrë e dobët e të ushqyerit. Por, mos u shqetësoheni, në shumicën e rasteve, këto vija paraqesin inflamacion të ndonjë infeksioni apo lëndimi.

Mos injoroni ndryshimet që paraqiten në thonjtë tuaj, sepse ato ndërlidhen me shëndetin më shumë se sa ju e mendoni. Kontrolloni shpesh gjendjen e tyre dhe ruani shëndetin tuaj.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.

Rregulla të thjeshta për sigurinë e kafshëve shtëpiake ndaj produkteve të pastrimit

Si të minimizoni rreziqet e produkteve të pastrimit për qentë, macet dhe kafshët e tjera shtëpiake: rregulla për blerje, ruajtje, përdorim dhe veprimet e para në rast ekspozimi.

Rutina e butë për thonjtë dhe lëkurën e ndjeshme: zgjedhje të lehta dhe përdorimi i SPF gjatë ditës

Një rutinë e butë kombinon mbrojtjen nga dielli gjatë ditës, kujdes të lehtë për thonjtë dhe praktika të shmangies së dëmtimeve të flokëve dhe lëkurës së ndjeshme — hapa të thjeshtë që mund t’i bëni në shtëpi.

Si të lexoni etiketat ekologjike: udhëzues i shkurtër për blerësit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër

Një udhëzues praktik për të kontrolluar pretendimet ekologjike në paketim: ku të kërkoni informacion zyrtar, si t’i verifikoni organizatat e certifikimit dhe kur të kontaktoni prodhuesin.