14.8 C
Priština
More

    Si të njihen fëmijët me rrjetet sociale: Me prindërit në botën e internetit

    spot_imgspot_img

    Pavarësisht faktit se fëmijët zotërojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë moderne, ekspertët thonë se ata ende nuk janë të gatshëm për botën dixhitale. Prindërit duhet të veprojnë si udhërrëfyes për t’i mësuar më shumë rreth botës, veçanërisht me rrjetet sociale, si mjetin e tyre më të favorizuar dhe më të përdorur.

    Nëse fëmija tregon interes, prindërit duhet ta udhëzojnë në rrjetin social, ku nga ata pritet që t’i kushtojnë vëmendje maksimale për sigurinë e përmbajtjes që fëmija ndjek në internet. Prandaj, roli i prindërve është i pamohueshëm – thekson psikologu Radmila Grujicic.

    Ajo shton, se nëse fëmijët nuk dëshirojnë ata nuk duhet t’i detyrojnë në përdorimin e teknologjisë. Kur vjen koha për botën dixhitale dhe kur paraqiten rreziqe potenciale, propozimi konstruktiv është më i mirë se sa ndalimi i rreptë.

    Kur prindërve nuk iu pëlqen apo ndalojnë ato gjëra që fëmija bën në rrjetet sociale, është më së miri që prindërit mënjëherë t’iu propozojnë aktivitete tjera si dhe përmbajtje më të dobishme – shpjegon psikologu.

    Hapat për përdorim të sigurtë të rrjeteve sociale

    Të kuptuarit e rrjeteve sociale duhet filluar që nga krijimi i profilit të fëmijës. Pra, prindërit do të vendosin kontroll mbi parametrat e ndryshëm të sigurisë online të profilit të fëmijës së tyre.

    Është koha e duhur që prindërit t’i mësojnë fëmijët se nuk duhet të pranojnë lloj lloj miqësie apo shoku në profiling e tyre online dhe se ekspozimi i fotove të tepërta si dhe atyre intime nuk duhet të jenë në dispozicion për të gjithë – shton psikologu.

    Të gjitha këto rregulla duhet të krijohen së bashku me fëmijën tuaj në mënyrë që ai/ajo të fitojë përshtypjen se edhe ata kontribojnë në krijimin e tyre. Rregullat që vet i krijojnë, fëmijët padyshim që edhe më mirë dijnë t’i rrespektojnë.

    Prindi si model edhe në botën online

    Fëmija do të përdor smartphone-in si dhe Facebook profilin e tij/saj ashtu sikur prindërit. Do të pasohet shembulli i të rriturve, shpërndarja e fotove dhe informacionit. Prandaj, është e rëndësishme që prindërit të tregojnë se edhe ata dijnë të rrespektojnë rregulla të caktuara.

    Si model i sjelljes, prindi duhet të demonstrojë tolerance për gabimet  e fëmijës. Në vend të kritikave është më mirë të gjesh zgjidhje të problemit, kështuqë saherë ndodh ndonjë gabim, prindi duhet ta riparojë sa më shpejtë me ndihmën e fëmijës.

    Fëmijë të moderuar, por edhe prindër të tillë!

    Kur fëmijët të kyçen në botë e rrjeteve sociale, prindërit duhet ta mbështesin një vendim të tillë, pavarësisht nëse fëmija ka shok online ose jo. Fëmijët nuk preferojnë shumë takime apo bashkëpunim me prindërit në internet. Nëse prindi ankohet për disa nga postimet e fëmijës, duhet ta pralajmërojë në email apo chat. Nëse jeni të shqetësuar me ndonjë postim të veçantë, atëherë duhet drejtpërdrejtë të bisedoni me fëmijën tuaj.

    Interneti nuk është zëvendësim i botës reale

    Teknologjia është një domosdoshmëri në botën e sotme. Me përdorimin e sigurtë është e rëndësishme që miqësia online nuk duhet të jetë zëvendësues i kontakteve reale me miqtë tuaj – thekson psikologu.

    Prindërit duhet të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët, edhe atë në mënyrë sa më cilësore. Ata duhet t’u mësojnë se sa pozitive mund të jetë përdorimi i drejtë i këtyre rrjeteve dhe se si miqësia online mund të reflektojë pozitivisht në marrëdhënien e tyre me anëtarët e familjes dhe miqtë.

    Në fund, prindërit duhet të jenë të përgatitur gjithmonë. Megjithë kontrollin e mundshëm, fëmijët mund të fshehin disa mesazhe apo gjëra të fshehta nga prindërit e tyre, madje mund të krijojnë më shumë profile në facebook ku në disa prej profileve nuk i përfshijnë prindërit në “listen e  miqve”.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...