Thjerrëzat – ushqim ideal për çdo stinë

spot_imgspot_img

Thjerrëzat janë një ndër ushqimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Ato janë thelbësore për shëndetin, por edhe ushqim i pasur në vlera që mund të konsumohet gjatë gjithë vitit. Me thjerrëzat, ju mund të gatuani supa të shijshme e të shëndetshme sidomos në dimër por edhe sallata gjatë verës. Një nga problemet më të shpeshta që has një amvisë më gatimin e thjerrëzave është se ato bëhen të qullëta dhe humbasin formën e tyre.

Thjerrëzat ideale për javën

Gjatë javës kur njeriu është shumë i zënë me angazhimet familjare dhe të punës, gatimi është diçka që anashkalohet.

Thjerrëzat më të mira për gatime të lehta dhe të shpejta janë ato me ngjyrë jeshile dhe kafe.

Këto thjerrëza jo vetëm që nuk qullen por ruajnë formën e tyre.

Thjerrëzat e verdha, të kuqe dhe ngjyrë portokalli janë fantastike në shije por kur gatuhen bëhen të qullëta.

Këto thjerrëza janë më të mira në supa dhe salca.

Nga ana tjetër, thjerrëzat e vjetëruara kërkojnë shumë kohë për gatim.

Kjo është arsyeja që nutricionistët rekomandojnë blerjen e thjerrëzave të freskëta dhe përdorimin e tyre brenda disa muajve. Si të gatuhen në mënyrën e duhur?

Mënyra më e mirë për gatimin e saktë të thjerrëzave është që t’u jepni një valë të shpejtë dhe më pas të ulni temperaturën dhe t’i zieni ngadalë deri sa të gatuhen plotësisht.

Në këtë mënyrë, ato do të fryhen  por nuk do të çahen dhe as do të qullen.

Një tjetër truk i rëndësishëm është që kripa dhe erëzat e tjera të hidhen në tenxhere pasi thjerrëzat të jenë bërë plotësisht.

Nëse kripën e hidhni kur thjerrëzat të jenë akoma të ngrohta, ato do ta përthithin atë mjaftueshëm në pak kohë.

Përbërësit:

Një filxhan çaji me thjerrëza të thata me ngjyrë jeshile ose kafe, dy gota me ujë të pijshëm, një gjethe dafine, një thelb hudhër.

Burimi: Albanianpost.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.