Sekreti i bukurisë është në kuzhinën tuaj – Vetëm ky produkt iu duhet për të bërë maskën

spot_imgspot_img

Kujdesi për fytyrën është pjesë shumë e rëndësishme e ritualit të mirëmbajtjes për çdo femër, por jo më pak të përjashtuar duhet të ndihen meshkujt.

Në artikullin e sotëm Living ju propozon dy maska 100% natyrale, të cilat eliminojnë qelizat e vdekura të lëkurës dhe e ushqejnë atë. Sekreti i tyre qëndron tek përdorimi i sodës së bukës.

1.Maskë me kanellë, sodë buke, mjaltë dhe limon për të eleminuar qelizat e vdekura të lëkurës
Përbërësit :

2 lugë çaji sodë buke,

një lugë çaji kanellë,

1 gjysmë limoni i shtrydhur dhe

5 lugë çaji mjaltë.

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë homogjene. Vendoseni mbi fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Kanella ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore që parandalojnë shfaqjen e njollave në lëkurë dhe ndihmojnë në reduktimin e akneve dhe poreve të bllokuara. Ndërkaq mjalti ka efekt antioksidues dhe i jep butësi fytyrës.

2.Maskë me sodë bukë dhe qumësht
Në një enë shtoni dy lugë çaji me sodë buke dhe dy lugë gjelle me qumësht. Përzieni të dy përbërësit derisa të formohet një maskë.

Më pas me ndihmën e një sfungjeri të butë përhapeni në lëkurën e fytyrës, e cila duhet të jetë paraprakisht e njomur. Lëreni mbi fytyrë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të blloshëm.

Kjo maskë i rikthen elasticitetin e munguar lëkurës falë sasisë së lartë të mineraleve dhe vitaminave që përmban qumështi, të cilat ndihmojnë në shtimin e prodhimit të kolagjenit.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.