15.8 C
Priština
More

    Si ndikon kafeja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

    spot_imgspot_img

    Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion.

    Kjo për faktin se ka pretendime sipas të cilave pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, ajo mund të ketë një ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.

    Ajo që ekspertët shpjegojnë është se kafeja përmbajnë shumë substanca të ndryshme.

    Disa prej tyre kanë efekt mirëbërës në shëndetin e një diabetiku ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ.

    Kafeina për shembull ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.

    Si ndikon kafeja tek niveli i sheqerit në gjak

    Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët.

    Sa më i lartë konsumi i kafesë aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës.

    Kafeja pa kafeinë, zgjedhja më e mirë?

    Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

    Në mungesë të kafeinës, kjo kafe ofron shumë vlera pozitive për shëndetin e një diabetiku.

    Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo janë të rrezikuar prej tij duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj sheqerit, sepse rrit dramatikisht nivelin e glukozës në gjak.

    Për pasojë, edhe kafeja duhet pirë me sa më pak sheqer.

    Kafeja dhe parandalimi i diabetit

    Një studim i vitit 2009 ku morrën pjesë plot 40,000 njerëz, të cilit i referohet zbuloi se konsumi i tre filxhanëve çaj apo kafe (pa kafeinë)  në ditë ul me 40 përqind rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

    Një studim tjetër i vitit 2014, tregoi konsumi i kafesë ul me 11 përqind rrezikun e diabetit të tipit 2 në harkun kohor të 4 viteve.

    Kafeja përmban polifenolë që luajnë rolin e antioksidantëve të cilët parandalojnë sëmundjet inflamatore.

    Për më tepër, kafeja përmban magnez dhe krom. Këto minerale ulin ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...