Takime romantike në kushte shtëpie

spot_imgspot_img

Fakti se jeni të mbyllur, nuk nënkupton të hiqni dorë edhe na momentet romantike me partnerin tuaj. Madje rekomandohet që të mbani ndjenjat gjallë, që të evitoni grindjet e edhe ndarjet.Ju sjellim ide sesi të realizoni takime romantike brenda kushteve të shtëpisë, kur gjithçka është jashtë funksionit. Dhe idetë janë për çiftet në faza të ndryshme të lidhjes.

Për çiftin që s’është tamam çift

Darkë në distancë: Ide e vjetër, me metoda të reja. Vishuni, gatuani diçka, mbushni një gotë verë dhe “dilni” me partnerin tuaj në Zoom ose FaceTime.

Lojëra fëminore: I keni parasysh E vërtetë apo Sfidë, Dy të Vërteta dhe një Gënjeshtër apo simotrat e tyre? Janë një mënyrë e shkëlqyer për të njohur dikë. Pyetjet që bëjnë dhe përgjigjet që japin janë si një dritare në personalitetin e tyre.

Për çiftin e sapolidhur

Netflix Party: Nisni një serial të ri dhe shiheni bashkë, në distancë. Përdorni Netflix Party për të ndarë ekranin me palën tjetër dhe për të folur në të njëjtën kohë.

Sfidë gatimi: Shpikni një lojë gatimi me natyrë kompetitive. Është argëtuese dhe ju lejon të çliroheni. Për më tepër, rezultatin do ta hani vetë dhe s’e ndjeni presionin.

Për çiftin e konsoliduar

Degustim vere: Dërgojini njëri-tjetrit një shishe verë që mendoni se do u pëlqente. Diskutoni me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë mund ta bëni me ushqime ose ëmbëlsira. Sigurohuni të dërgoni diçka që i pëlqen palës tjetër për të treguar dashurinë.

Rishikim fotos: Zgjidhni fotot e preferuara të njëri-tjetrit dhe argumentoni pse janë të preferuarat tuaja. Gjithashtu mund të flisni për ditët e para të marrëdhënies. Papritur do të ndiheni më mirë dhe më të afërt me njëri-tjetrin.

Për çiftin e karantinuar bashkë

Ndërtoni një kala: Po, një kala si të ishit fëmijë. Merrni çarçafë, jastëkë, drita, gjithë ç’ju duhet. Brenda në kala mund të putheni, shihni një film, e dini vetë ju. Thjesht mos u zini gjatë procesit të ndërtimit.

Sfilatë mode: Zgjidhni veshje për njëri-tjetrin dhe organizoni një sfilatë. Mos harroni të pozoni për foto në fund. Procesin mund ta postoni në Instagram për t’i treguar botës që ju jeni ndryshe dhe s’jemi mërzitur aspak nga karantina.

Spa: Llastoni njëri-tjetrin. Po flasim për maska ftyyre, banjo, shampanjë, manikyr, pedikyr, masazhe me fund të lumtur. Bëni çmos që të ndiheni të lëmuar dhe të relaksuar.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.