Shpageti me proshutë dhe hudhër: E gatshme për 15 minuta!

spot_imgspot_img

Ushqim ngushëllues, ushqim për të dashuruarit, ushqim për të uriturit…Këto janë shpageti për çfarëdo lloj rasti…

Përbërësit:

  • 400 gr. shpageti
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 120 gr proshutë e tymosur e grimcuar imët
  • 1 qepë e copëtuar
  • 1 hudhër e copëtuar
  • 2 lugë çaji piper i freskët i bluar
  • 800 gr. domate të copëtuara
  • Djath Parmezan i grirë.

Në një tenxhere të madhe zieni shpagetat. Në ndërkohë nxehni vajin në një tigan të thellë dhe skuqni proshutën për 3-4 minuta.

Shtoni qepën e copëtuar, hudhrën, piperin e bluar dhe skuqni së bashku edhe për disa minuta.

Shtoni domatet e copëtuara, lëreni të vlojë edhe për rreth 5 minuta, deri sa të trashet masa. Në ndërkohë që salca apo masa gatuhet, përzieni apo llokoçisni shpesh, duke prekur deri në fund me lugë druri, që mos të ngjitet.

Hiqni shpagetat nga uji, shtoni pak kripë për shije dhe përzieni me salcën e fituar. Nëqoftëse ju dëshironi, gjatë servimit të pjatës, hidhni një sasi të djathit të integruar apo parmesan.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.

Si t’i lani dhe t’i ruani rrobat e fëmijëve: këshilla praktike për familje të zënë

Udhëzime të qarta dhe të përgjegjshme për larjen dhe ruajtjen e rrobave të fëmijëve, me fokus te siguria ndaj kimikateve, parandalimi i aksidenteve dhe masat e para në rast helmimi.

Ruajtja dhe digitalizimi i fotografive familjare: si të skanoni, etiketoni dhe mbani koleksionet në siguri

Udhëzues praktik për të ruajtur dhe digitalizuar fotografitë familjare, me këshilla për skanim, etiketim, kopje dhe zgjedhje materiale të qëndrueshme.

Rutina 30‑minutëshe e mëngjesit për familjet kosovare në Zvicër: si të organizoni ditën pa stres

Rutina 30‑minutëshe mëngjesi për familjet kosovare në Zvicër sjell hapa të qartë për të filluar ditën pa stres: bisedë familjare, mëngjes i balancuar sipas udhëzimeve të WHO, lëvizje të shkurtër dhe momente të shkurtëra vëmendjeje për mirëqenie mendore sipas r