3 C
Priština
More

    Për shkak të këtyre dy gabimeve kanë përfunduar shumë martesa

    spot_imgspot_img

    Marrëdhëniet, lidhjet dhe martesat- të gjitha këto janë lidhje delikate që duhen trajtuar me shumë kujdes, të paktën nëse dëshirojmë që të na zgjasin. Është shumë e nevojshme të kemi kompromise, tolerancë, mirëkuptim dhe marrëveshje. Megjithatë, duhet të ekzistojë kufiri i vuajtjeve dhe ka gjëra që nuk mund t’i tejkalojmë.

    Edhe nëse dëshironi që me çdo kusht të ruani marrëdhënien me një partner që e duani, nuk do të duhej ti bëni këto dy gabime, pasiqë përsëritja e tyre e vazhdueshme krijon kundër efekt dhe padyshim që lidhja do të përfundojë. Herët apo vonë!

    1. Ia falni gabimet e tij, edhepse ju ndjeheni tmerrësisht e pakënaqur me të

    Disa veprime të caktuara thjeshtë nuk meritojnë falje. Përderisa shpreh keqardhje të vërtetë dhe ndjen dhimbje për ndonjë pakënaqësi të krijuar ndaj jush, dhe ndryshon sjelljen e tij për të mirë, atëherë është në rregull ti ofroni edhe një shans tjetër për të vazhduar përsëri. Por, nëse nuk vëreni ndryshim në sjelljet e tij, e as pikë pendimi dhe vazhdimisht ju nënçmon- ju nuk do të jeni aspak e lumtur. Nëse problemi është i pazgjidhshëm dhe ju vazhdimisht jeni e pakënaqur dhe ndjeni dhimbje nga ai, atëherë është më së miri të mendoni për ndërprerje të lidhjes.

    2. Neglizhoni nevojat tuajat për shkak të tij

    Vetja juaj duhet gjithnjë të jetë prioritet për ju nëse dëshironi një lidhje të shëndetshme, pa marrë parasysh a është miqësore apo romantike. Femrat kanë prirje që të kënaqin meshkujt sa më shumë që të jetë e mundur, dhe kjo është në rregull, për aq kohë sa nuk i shkaktoni dëm vetes suaj.

    Nëse ju i përshtateni orarit të tij dhe bëni gjëra që vetëm ai i pëlqen dhe dëshiron, duke mos iu referuar nevojave tuaja, atëherë pyeteni veten nëse gjërat me të vërtetë po funksionojnë si duhet. Baza e çdo marrëdhënie është të qenurit të barabartë si dhe kompromiset, dhe aty ku mungojnë këto gjëra, nuk ka ardhmëri të ndritur.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...