4.4 C
Priština
More

    Sa ecje në ditë ju nevoitet për shëndet dhe figurë më të mirë trupore!

    spot_imgspot_img

    Dëshironi të humbni në peshë, keni hyrë në ndonjë dietë të caktuar, e më pas keni ardhur në përfundimin se gjithçka që duhet të bëni është të përmirësoni aktivitetin fizik. Duke pasur parasysh faktin se jeni një dembel sikur… uh…nuk ju shkon fare në mendje të praktikoni ecjen e mundimshme nëpër male. Prandaj, thjeshtë keni vendosur të bëni ecje apo shetitje, dhe kjo është ajo. E pra, mund të ju themi se keni bërë zgjedhjen e duhur! Keni bërë një zgjedhje të mençur, ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme, apo pavetëdije.

    Pse ecja në të vërtetë është një zgjedhje mjaft e zgjuar, por aspak e vështirë për t’u aplikuar? E pra, të ecurit është një aktivitet shumë i mirë për shëndetin tuaj, por edhe figurën trupore. Megjithatë, sa ecje në ditë duhet të praktikoni që të shihni rezultatet në çdo kuptim të mundshëm?

    E pra, shkenca ka një përgjigje për këtë! Studimet kanë treguar se duhet të bëni rreth 15.000 hapa në bazë ditore, që nënkupton rreth tri orë ecje në ditë. Po, nuk është edhe pak sa është edhe e dobishme! Studimet kanë treguar se personat që ecin rregullisht, krahasuar me ata që nuk bëjnë ecje, kanë kolesterol më të ulët, nivel më të ulët të sheqerit në gjak, bel më të ngushtë, metabolizëm më të mirë dhe rrezik të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare. Hë pra, çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë? Ajo që ka rëndësi është të qëndroni në këmbë sa më shumë të jetë e mundur gjatë tërë ditës!

    Sigurisht, nëse ritmi juaj i jetës nuk ua lejon këtë, atëherë nuk e keni patjetër t’i bëni tri orë ecje në ditë. Mund të filloni të ecni intervale shumë të shkurtra sa për fillim, e më pas duke rritur gradualisht numrin e hapave në orë. Gjithashtu, edhe nëse qëndroni në shtëpi, mund të improvizoni ecje aty rrotull shtëpisë apo pranë oborrit, e pra nuk është e thënë t’i bëni 15.000 hapa, por një fillim i mirë do të ishte shumë i dobishëm, apo jo?!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...