Dëshirojmë të dukemi mirë, me stil dhe të hareshme, mirëpo nuk është lehtë që të kombinohen ngjyrat e ndryshme. Për këtë rast e kemi përpiluar një listë që do ju ndihmojë në përzgjedhjen e ngjyrave të duhura.

E kuqe

Ngjyra e kuqe është për njerëz me vetëbesim dhe është ngjyrë klasike. Kombinoni një fustan bardhë e zi me çorape të zeza dhe me pallto të kuqe.

Pastel

Mos hezitoni të kombinoni nuancat e pastelit në kohet e ftohta të vitit.

E bardhë

E bardha kombinohet mirë me të gjitha ngjyrat tjera mirëpo më mirë shkon me të kaltër, kuqe dhe të zezë.

Denim

Një kohë të gjatë, kombinimi i nuancave të ndryshme të denim kanë qenë shumë të popullarizuara. Ndjehuni e lirë të eksperimentoni, rregulli i vetëm është të mos përdorni nuanca të njejta të denim.

Marinë

Ngjyrat e temës marinë janë e kaltër, e bardhë, e kuqe dhe e zezë.

Mustardë

Mustardë kombinohet shumë mirë me ngjyrë kafe, çokollatë, bezh, verdhë dhe ngjyrë druri.

Marsala

Kjo njgyrë është emëruar sipas një vere siçiliane, Marsala. Kjo ngjyrë kombinohet me shumë ngjyra tjera por treshja perfekte është : e zezë, e bardhë dhe gri.

Rozë

Vishuni me rozë që të dukeni më femërore, kombinohet perfekt me ngjyrë të bardhë, bezh, të kaltër të hapur, kafe dhe kaltër.

Gri

Ngjyra gri është ideale për në zyre mirëpo nuk e preferojmë të vesheni nga koka deri në thembër. Kombinojeni me të gjelbër dhe të gjithë nuancat e saj.

Kaltër

Ngjyra e kaltër është ngjyra më aristokratike, kombinohet me të bardhë, bezh, kafe, kuq dhe verdhë.

kosovarja.ch