Pse meshkujt të parruar janë më tërheqës për femrat?

spot_imgspot_img

Duket se kohët e fundit, pamja e meshkujve të parruar po bëhet gjithnjë e më shumë e popullarizuar. Disa pëlqejnë meshkujt me mjekërr të shkurtër apo të plotë, e cila i përket modës së vjetër.

Kryesisht, femrat i shikojnë këto meshkuj të parruar si të çrregullt dhe përtacë, ndërsa femrave të reja kjo fare nuk iu pengon, madje e konsiderojnë si diçka trendi.

Ja disa arsye pse meshkujt nuk e rruajnë mjekrrën e tyre:

  1. Femrat më të reja në moshë pëlqejnë lëshimin e mjekrrës.
  2. Mjekrra e lëshuar fsheh lëkurën e dëmtuar apo aknet në fytyrë.
  3. Është më lehtë të mirëmbahet mjekrra, meqenëse rroja e vazhdueshme nuk është e nevojshme, dhe në këtë mënyrë edhe lëkura më pak dëmtohet.
  4. Sot, mediat vendosin se çfarë është në modë. Sigurisht se me kyçjen e TV-së do të vëreni se shumica e modelëve dhe aktorëve kanë pamje të parruar. Pra, kjo është thjeshtë një tendencë që ata kanë vendosur të ndjekin.

Në Australi është bërë një anketë në të cilën janë përfshirë meshkujt dhe femrat mes moshës 16 dhe 34 vjeç. Këta persona kanë diskutuar për të mirat dhe të këqijat e meshkujve me mjekërr të lëshuar dhe atyre të rruar. Edhe meshkujt kanë folur për këtë lloj “dekorimi” në fytyrë. 75% e tyre theksuan se mjekrra i bën të ndihen mashkullor dhe tërheqës, ndërsa 68% e tyre thonë se mjekrra ndikon në pozitivitet dhe ndikon të ndihen të veçantë.

Femrat u pajtuan se meshkujt janë më seksi me mjekërr. Këta burra iu duken femrave më elegantë, avanturierë dhe individualistë.

Edhe një studim tjetër i bërë ka vërtetuar se në një lokal me shumë meshkuj, vëmendjen do ta marrin meshkujt me mjekërr kundrejt atyre të rruar, ndërsa nëse të gjithë janë me mjekërr, atëherë do të dominojë ai i cili ka fytyrë dhe lëkurë fëmije.

Ndonjëherë duket se shprehja e vjetër se ‘bukuria qëndron në sytë e atj që shikon’ është e vërtetë. Ju nuk mund të gjykoni se kush duket mirë e kush jo. Si çdo tendencë, edhe kjo do të zbehet me kalimin e kohës. Vitin tjetër ndoshta do të ketë një pamje krejtsisht të re në modë.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.