Gabimi më i madh gjatë aktit seksual është…

spot_imgspot_img

Zakonisht kur bëhet fjalë për gabimet gjatë seksit, mendojmë për “teknikat” e dobëta të meshkujve apo pozicionet e gabuara…

Megjithatë, ajo që paraqet më së shumti problem është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat. Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet si dhe dëshirat e partnerëve tanë.

Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative. Sipas studimeve të bëra kohët e fundit, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen nga meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.

Përveç kësaj, iu pengon gjithashtu se marrëdhënien e re e ndërlidhin me atë të mëparshme – ish femrën apo gruan, por kjo nuk supozohet të jetë e kënaqshme sepse të gjithë jemi të ndryshëm dhe kemi përvoja apo dëshira të ndryshme në shtrat.

Nga ana tjetër, meshkujve më së shumti iu pengon kur femrat qëndrojnë pasive dhe nuk ndërmarrin ndonjë iniciativë për të filluar një akt seksual, ata nuk pëlqejnë qetësinë e tyre dhe duan diçka më të “gjallë” në shtrat.

Edhepse shumica e njerëzve mendojnë se gjatë seksit nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe omunikim, por shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë për të vetmen arsye – se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit. Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia kumtoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas. Për kënaqësi maksimale është i nevojshëm komunikimi i ndërsjelltë dhe i hapur në çdo kohë.

Prandaj, herën tjetër që mendoni të kryeni marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj, bëhuni të hapur dhe lirohuni pafundësisht rreth dëshirave tuaja, dhe na besoni që do të përjetoni një natë të paharruar.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.