4.5 C
Priština
More

    9 truqe të mrekullueshme si të krijoni rend në shtëpinë tuaj!

    spot_imgspot_img

    Pastrimi është diçka që ju duhet ta bëni me vendosmëri të plotë. Ndonjëherë, ne duhet të kalojmë një ditë të tërë dhe shumë përpjekje për të pastruar shtëpinë dhe të sjellim gjërat në vendin e duhur. Kjo është arsyeja pse Bright Side ka bërë një përzgjedhje të mrekullueshme për lehtësim në pastrim, ku secila nga ne mund të kursejë një ngarkesë të madhe të kohës.

    Truqe për lavatriçen

    1. Ju nuk keni nevojë për produkte të shtrenjta për të pastruar makinën larëse. Në vend të kësaj, ju mund të përdorni uthullën e zakonshme. Hidhni një sasi të uthullës në vendin e pluhur detergjentit dhe zgjedhni një program për një lavazh të gjatë. Pasi të përfundojë cikli larës, lavatriçja juaj do të shkëlqejë.
    2. Një truk që pak njerëz e dinë është përforcimi i produkteve pastruese me ndihmën e uthullës. Shtoni një sasi në hapësirën e pluhur detergjentit (rreth 1/3 e sasisë së detergjentit), dhe ajo do të pastrojë rrobat në mënyrë efikase. Kjo veçanërisht vlen për rrobat me ngjyrë.

    Për një vaskë të pastër

    Si mund ta pastroni tërë hapësirën e vaskës në banjë vetëm me anë të durave tuaj? Shumë e thjeshtë! Së pari ngrohni pak uthull në mikrovalë pastaj përzieni uthullën së bashku me sasi sapuni në një shishe spreji dhe butësisht përzieni substancat së bashku. Spërkatni vaskën me këtë përzierje dhe lëreni rreth 30 minuta e më pas pastrojeni me një sfungjer. Rezultati do të jetë mahnitës dhe ju nuk keni nevojë të harxhoni për produkte të shtrenjta pastruese.

    Pastrimi i skajeve të dritares

    Ne harxhojmë kohë vazhdimisht duke pastruar njollat dhe skajet e dritareve. Megjithatë, ja një përpjekje për ta pastruar me shumë pak mund. Spërkatni një sasi të sodes bikarbone në zonat e prekura duke i kushtuar rëndësi qosheve, më pas shtoni pak uthull – do të fillojë të shkumëzojë kjo përzierje, gjë që është shenjë e mirë. Lërëni për rreth 10-15 minuta, soda bikarbone dhe uthulla do të përballen me pjesën e fëlliqur dhe ndryshkun. Pas kohës së mjaftueshme, pastroni njollat e dritareve me një leckë pastruese.

    Si të pastroni lodrat e fëmijëve

    Çdo prind ka hasur rrëmujë të lodrave në secilin skaj të dhomës së shtëpisë. Lodrat e shpërndara mund të mbledhin pluhurin nga të gjitha qoshet e dhomes. Pra, ndonjëherë këto lodra duhet edhe të lahen dhe ka një mënyrë për të shmangur kohën për ta bërë këtë. Vendosni të gjitha lodrat në një rrjetë të rrobave dhe hidhni në lavatriçe për t’u larë.

    Heqja e njollave të rënda

    Shumë prej nesh kanë hasur në fëmijë që shprehin interes në art përmes vizatimit dhe shkrimit. Por, kjo mund të ju kushtojë prindërve një rrëmujë të tërë, duke shkarravitur muret e dhomës dhe qilimat. Pastrimi i ngjyrave të tilla mund të ju marrë shumë kohë dhe përpjekje. Por, ekzistojnë disa mënyra për ta lehtësuar pastrimin e këtyre njollave:

    1. Për të hequr njollat e rënda në dysheme apo tavolinë, shtrydhni një pastë dhëmbësh në një leckë të lagur (mundësisht mikrofibër) dhe pastroni njollat.
    2. Këto njolla mund të hiqen lehtë duke përdorur sprej flokësh apo deodorant ose edhe ndonjë aerosol. Thjeshtë spërkateni në vendin e njollosur dhe shpëlajeni me ujë.
    3. Një tjetër metodë është të përdorni sode të zakonshme dhe sfungjer. Hidhni një sasi të sodës mbi sfungjer, pastrojeni zonën e njollosur dhe shpëlajeni me ujë. Pas kësaj, muret e shtëpisë suaj do të jenë të pastër deri sa artisti juaj i vogël vendosë të bëjë ndonjë kryevepër sërish!

    Si të hiqni njollat nga llaku i thonjve

    Nëse aksidentalisht keni derdhur ndonjë shishe me llak thonjsh, do të pësoni tragjedi të dyfishtë: jo vetëm që do të humbni llakun e preferuar por edhe vështirë që mund të hiqni njollat e krijuar nga derdhja e tij. Por, ekzistojnë disa truqe që mund t’i përdorni:

    Nëse llaku nuk është tharë ende, ju mund të vendosni në pjesën e derdhur aceton dhe ta leni për një minutë që të veprojë. Më pas fshijeni njollën me një leckë, ndërsa pjesën tjetër me një gomë. Por, nëqoftëse është tharë veçmë llaku i thonjve, aplikoni një sasi të sprejit për flokë (llakut) e më pas pastrojeni me sapun dhe ujë të ngrohtë.

    Çfarë ndodhë nëse llaku i thonjve ju përfundon në qilim? Aplikoni pastrues të njollave dhe pastaj fshijeni me një leckë të lagur.

    Si ta pastroni mikrovalën

    Me këtë truk, ju mund të pastroni mikrovalën në vetëm pesë minuta kohë. Pritni një limon në gjysmë, vendoseni në një gotë dhe shtoni ca kanellë. Pastaj vendoseni gotën në mikrovalë dhe lëreni në ngrohje të ulët për 5-10 minuta. Limoni ndihmonpër pastrim dhe dezinfektim, ndërsa kanella ndihmon në heqjen e aromave të pakëndshme.

    Për një kuzhinë plot shkëlqim

    Që të mos humbni kohë pa nevojë për pastrim disa orësh të kuzhinës suaj, aplikoni këtë truk të thjeshtë. Përzieni së bashku soden bikarbone me vaj vegjetal deri sa të krijohet një pastë e trashë. Aplikoni këtë përzierje në çdo pjesë ku ka yndyrë të tharë dhe lëreni për 5 minuta që të veprojë. Pastaj fshijeni duke përdorur një leckë dhe pak sapun.

    Largoni pluhurin përgjithmonë

    Ka një mënyrë të lehtë për të kursyer kohë në pastrimin e pluhurit. Aplikoni disa pika vaj në një leckë prej letre dhe fshijeni gjithë zonën me pluhur. Më pas fshijeni edhe një herë me një leckë të pastër. Një shtresë e hollë do të mbetet në sipërfaqe, gjë që largon akumulimin e pluhurit dhe i bën mobiljet dhe komodinat të shkëlqejnë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...