6 veshjesh që secila femër me gjoks të madh duhet t’i posedojë

spot_imgspot_img

Ndoshta miket tuaja mund t’ua kenë lakmi kthesat tuaja të hijshme, por ato nuk e kuptojnë vështirësinë gjatë blerjes së rrobave që mund të hasni. Kurseni veten nga përpjekja dhe kokëdhimbja se çfarë të vishni dhe investoni në garderobën tuaj për këto 6 pjesë të veshjes. Do të dukeni vërtetë e mahnitshme.

  1. Një këmishë me kopsa deri në fund pa ndarje

Askush nuk mund ta dijë se sa rëndësi ka një përshtatje e duhur, sidomos në përzgjedhjen e modelit me butona apo kopsa. Duhet të zgjedhni madhësinë duke u siguruar se pëlhura lëshohet mbi gjoksin tuaj lirshëm, dmth. nuk ngjitet në të. Kur ta provoni këmishën gjatë blerjes, sigurohuni që të lëvizni krahët në mënyrë që kopsat mos të shpërthehen.

  1. Një këmishë nën fund që bën ndarje të belit

Një material super i butë që fsheh ekspozimin e gjoksit tuaj, do të ishte zgjidhje ideale për format tuaja trupore. Një ngjyrë neutrale apo e bardhë nën një fund ju jep një pamje perfekte.

  1. Një xhaketë e strukturuar që mbulon supet tuaja

Një zhaketë e përshtatshme është çelësi juaj i përjetshëm në dollapin tuaj. Jo vetëm që mbulon disa defekte të trupit tuaj por edhe tregon linjat më të mira, duke ju bërë të dukeni e mahnitshme.

  1. Pantallona të gjera që balancojnë trupin tuaj

Ky stil është tejet i veçantë dhe mënyra e shtimit të gjërësisë në pjesën e poshtme të këmbëve ju jep simetri në tërë trupin. Përfshini në garderobën tuaj modelin e ri të pantallonave: kulota.

  1. Një fustan me ndarje në bel

Në vend të modeleve me prerje të njejtë, provoni fustane me prerje në bel, kështu ju mbulojnë defektet e stomakut dhe ju bëjnë të dukeni për mrekulli.

  1. Një bluzë apo veshje e sipërme me V-prerje për të theksuar dekoltenë tuaj

Kjo prerje ju bën të dukeni shumë tërheqëse sepse ju theksohet dekolteja juaj, qafa e zbuluar ju bën shumë elegante si dhe poashtu ju jep pamje më të gjatë e të hollë.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.