Edhepse nuk u këshillojmë që të planifikoni absolutisht çdo minutë të vikendit tuaj, ua përkujtojmë që të paktën duhet të keni ndonjë plan gjithpërfshirës.

Tani është koha e duhur që të përkushtoheni ndaj familjes dhe miqve, të kënaqeni në udhëtime, sikurse edhe zonjat e mëposhtme …

Viktoria Bekam

Dizajnuesja e famshme ka katër fëmijë dhe dëshiron që kohën e saj të lirë ta kalojë me familje. Femrat e suksesshme e dinë se sa e rëndësishme është ti zgjdhin prioritet, ndërsa familja është me prioritare. Nëse përcillni profilin Instagram të Viktorias do të kuptoni se sa shumë kjo femër ia kushton kohën më të dashurve.

Rebeka Minkof

Edhe një dizajnuese e modës, ajo vikendin e përdor për të azhuruar profilin e saj Instagram dhe të prezentojë sa më shumë ide në këtë rrjet social. Ajo ka më tepër se 600,000 përcjellës dhe ka mundësi që të japë informacione për projektet e saja aktuale si dhe për arritjet në përgjithësi.

Tejllor Suift

Ajo është mbretëreshë e vërtetë e pushimeve, ahengjeve të çmendura dhe kënaqësive. Qoftë në Havai me mikeshat e saja apo duke u vozitur me veturë nëpër bregdetin perëndimor, Tejllor e çmon çdo sekond të kohës së lirë në vikend.

Ketrin Pauer

Ketrin çdo javë i gëzohet fundjavës pasiqë pushon dhe kënaqet me miqtë, ndërsa nuk i mungojnë as stërvitjet fizike dhe vizitat tek miqtë e fëmijërisë.

Mishell Obama

Mishell ka mision që të inspirojë Amerikën që të jenë më të shëndetshëm, edhe atë gjë e bën duke qenë shembulli vetë andaj edhe stërvitet dhe kujdeset për trupin e saj. Fundjava e saj është e rezervuar për sport.

Sherill Sendberg

Rutina e mbrëmjes e Sherill përbëhet nga kontrolli i postës elektronike dhe rrjeteve sociale ndërsa pasi tu përgjigjet mesazheve të rëndësishme ajo e fik celularin që mos ti pengojë gjatë gjumit. Fundjava për Sherill nënkupton fikjen e celularit dhe kalim të kohës me familjen.

Kameron Diaz

Kameron gjatë të dielave zakonisht përgatit ushqime për tërë javën e ardhshme.

kosovarja.ch