5 gabimet që prindërit i bëjnë me adoleshentët dhe të rinjtë

spot_imgspot_img

Fëmija juaj nuk është më foshnje andaj është koha që tu jepni më tepër hapësirë.

1. E prisni më të keqen

Adoleshentët krijojnë përshtypje të gabuara dhe shumë prindër u qasen gabimisht, ata mendojnë se fëmija i tyre do të shëndrrohet në përbindësh dhe nuk mundet bërë asgjë. Pritjet e këqija mund të promovojnë sjellje prej së cilës frigohemi më shumë, një studim ka vërtetuar se fëmijët me prindër që frigoheshin nga sjellje të rrezkishme kanë treguar nivele më të larta nga sjelljet e tilla një vit më vonë.

2. Leximi i shumë librave për prindër

Në vend se t`i drejtohen instinkteve, shumë prindër i qasen ekspertëve për të marrë ndonjë këshillë se si duhet rritur adoleshentët. Librat mund të pengojnë në këtë proces pasiqë janë të përgjithësuara, përdorni ato për të marrë perspektivë e pastaj besoni kombinimit të instinkteve dhe asaj që sapo mësuat.

3. Zmadhimi i imtësirave

Ndoshta nuk u pëlqeu stili i flokëve apo fustani i vajzës suaj, para se të reagoni është mirë të shihni tërë situatën. Nëse nuk është duke e rrezikuar fëmijën tuaj, jepini lirinë që të bëjë përzgjedhjet dhe të përballet me pasojat. Sigurisht që prap do të jeni aty për të këshilluar, mirëpo duhet të sfidoni veten në tërheqje mbrapa dhe t`ia bëni me dije fëmijës se jeni aty për ata.

4. Injorimi i gjërave të mëdha

Nëse dyshoni se fëmija juaj përdor alkool dhe drogë, duhet të reagoni menjëherë. Kur fëmijët janë mes moshës 13 dhe 18 vjeçare janë në një moshë ku prindërit duhet të kyçen në jetën e tyre. Duhet të kërkoni ndryshime të pashpjegueshme të sjelljes, performimit akademik dhe miqve. Kohëve të fundit të rinjtë po abuzojnë edhe me barëra të ndryshme andaj duhet të keni kujdes.

5. Disiplinë e shumtë apo e paktë

Disa prindër dalin gjithmonë nga vetja kur fëmija e tyre bën sikur e ka humbur kontrollin, disa të tjerë e shmangin konfliktin duke u friguar nga braktisja e fëmijës. Nëse jepni shumë mund në dëgjueshmëri, do të mund të bëni që fëmija t`ju dëgjojë- mirëpo me cilin çmim? Fëmijët që janë rritur në ambiente të egra e humbasin shansin e zhvillimit të aftësive të zgjidhjes së problemeve dhe lidershipit, sepse ju jeni duke i marrë vendimet për ata. Duhet të balansoni me nevojën e disiplinës dhe nevojën e individualitetit, mbani mend se influenca është mënyra më e mirë e kontrollit./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Recetë për darkë vegjetariane ekonomike për familje

Recetë praktike dhe e përballueshme për një darkë vegjetariane familjare, me sugjerime për përbërës të pasur me fibra, yndyra të shëndetshme dhe rregulla bazë higjeneje ushqimore.

Horoskopi ditor për 12 shenjat (argëtim): dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat vjen me sugjerime të lehta për dashurinë, punën dhe mirëqenien. Lexoni për energjitë e ditës dhe ide të thjeshta për ta bërë ditën më të këndshme.

Shëndeti seksual: Ruajtja e intimitetit në marrëdhënie në distancë — kufijtë, komunikimi dhe mirëqenia

Si të ruani lidhjen intime kur jetoni larg partnerit: vendosja e kufijve, komunikimi i qartë dhe kujdesi për mirëqenien mendore dhe emocionale.

Rregullimi i shtëpisë: Kursime energjie praktike në shtëpi — hapa pa premtime financiare të sakta

Si të rregulloni shtëpinë me hapa praktikë që synojnë kursimin e energjisë pa premtime financiare të sakta — me theks në menaxhimin e kimikateve, rregulla sigurie dhe reagime të shpejta në rast helmimi.