6.4 C
Priština
More

    5 gabime që bëjnë femrat kur blejnë këpucë me taka të larta

    spot_imgspot_img

    Këpucët e reja me taka të larta të kanë krijuar plagë (fluska) që në ditën e parë kur i ke veshur? Ndoshta gjatë kohës së blerjes nuk je kujdesur për këto pesë pika.

    Takat e larta na bëjnë edhe më atraktive, më seksipile, më tërheqëse … Mirëpo, nganjëherë nuk është lehtë t’i mbani – veçanërisht për kohë të gjatë. Por, nëse i përmbahesh disa rregullave të thjeshta të caktuara, mundësia për gjetjen e një palë këpucëve të rehatshme është shumë më e madhe – për këtë kujdesu për këto pesë gabime të shpeshta gjatë blerjes së këpucëve me taka të larta.

    1. I blenë këpucët me taka të larta në mëngjes

    Këpucët me taka të larta më së miri është t’i bleni në fund të ditës. Atëherë këmbët shpesh janë pak të enjtura nga ecja gjatë tërë ditës. Nëse në fund të ditës këpucët nuk të lëndojnë, mundësitë janë më të mëdha se nuk do të lëndojnë as gjatë natës vonë.

    1. Nuk i kushton vëmendje materialit

    Këpucët nga lëkura e vërtetë kanë përparësi – sepse i përshtaten formës së këmbëve gjatë lëvizjes si dhe nxehtësisë dhe lagështisë. Këpucët prej lëkurës artificiale të lirë dhe polietilenit “nuk dorëzohen dhe përshtaten” aq lehtë ashtuqë shpesh bëjnë presion dhe janë të parehatshme. Nëse dikush nuk dëshiron këpucë prej lëkure të vërtetë, duhet të kujdeset që këpucët të janë të bëra nga lëkura artificiale e kushtueshme.

    1. Nuk vrapon dhe kërcen me këpucë në shitore

    Ndoshta tingëllon budallallëk, por vërtetë është e dobishme që gjatë provimit të këpucëve pak të vraponi dhe kërceni me to. Kështu do të shohësh se a dalin nga këmbët apo të shtrëngojnë.

    1. Nuk i veshë dhe heq këpucët së paku pesë herë

    Edhe kjo ndoshta tingëllon e çuditshme dhe e lodhshme, por është gjithashtu shumë e dobishme. Vetëm pas veshjes së shumëhershme paraqiten vendet të cilët do të lëndojnë më vonë.

    1. Nuk e pyet shitësen për këshilla

    Vetëm shitësja mund të tregojë se a është materiali më vonë “elastik” apo jo. Kjo sigurisht se të ndihmon dhe mos hezito të pyesësh!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...