Çfarë është një mashkull pa mustaqe, është një frazë që njeh historia. Edhe pse në flasim në mënyrë përqeshëse për personat me mustaqe, ky detaj mashkullor i përcjellur me mjekër ka një histori të pasur dhe të fuqishme. Do u sjellim disa fakte për msutaqet dhe mjekrën mashkullore dhe impaktin e tyre tek femrat.

Muaji nëntor është muaji i mustaqeve, ndërsa ne si përkrahje ndaj kësaj kampanje që shërben për edukim, përkrahje dhe luftë kundër kancerit të prostatës, ti bashkangjitemi meshkujve që mbajnë lesh në fytyrë me shpjegimin e ca fakteve rreth mjekrës dhe mustaqeve.

Historia e mjekrës dhe mustaqeve

Duke marrë parasysh se trendet ndryshojnë me shpejtësi të madhe, është çështje kohe kur historia do të përsëritet. Mjekra dhe mustaqet dikur kanë qenë symbol i pushtetit dhe fuqisë. Në mesjetë ka ekzistuar një rregull i pashkruar se prekja e mjekrrës së personit tjetër është ofendim i madh.

Meshkujt e rrezikshëm me mjekra dhe mustaqe

Një kërkim tregoi se 98% e meshkujve të listës Forbes 100 më të pasurit e botës, nuk kanë mjekrra. Ky studim ka treguar po ashtu se 98% e meshkujve të listave botërore të motoristëve, kaubojëve, luftëtarëve dhe djelmoshave tjerë “të rrezikshëm” kanë mjekra apo mustaqe. Duke marrë parasysh se femrave u pëlqejnë meshkujt e rrezikshëm, nuk duhet të flasim më tepër.

Fuqia e meshkujve me mjekra

Dikur mjekra ka qenë symbol i mençurisë. Stdimet tregojnë se femrat në situate kritike u drejtohen meshkujve me mjekra apo mustaqe sepse kanë më tepër besim tek ata. Shkencëtarët këtë fenomen e kanë lidhur me mençurinë dhe pjekurinë që simbolizohet nga qimet e fytyrës.

Mjekërr tre-ditëshe

Kërkimet tregojnë se femrat “mposhten” nga mjekrat e tre ditëve sikurse ajo e Xhorxh Klunit, dhe konsiderohet si shumë tërheqëse.

Femrat duan meshkuj të pjekur

Në anketën e bërë vetëm me femra, janë treguar 4 fotografi të meshkujve përgjatë fazave të ndryshme të rritjes së mjekrrës, nga faza e rrojtjes deri tek faza e mjekrrës së shpeshtë dhe të rritur. Rezultatet dolën intresante, më shumë se gjysma e femrave për më të bukur e zgjodhën fotografinë me mjekërr 10 ditore.

kosovarja.ch