A keni menduar ndonjëherë se organizmi ynë “a e don djathin po aq sa e duam ne”? Me siguri keni dëgjuar se djathi nuk është i shëndetshëm, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Djathi në mënyrë shumë të rregullt mund të përfshihet në plan të ushqimit të shëndetshëm.

Djathi përmban substanca të rëndësishme ushqyese si proteinat – edhe gratë edhe burrat duhet të marrin 46-56 gram proteina në ditë. Rreth 100 gram djathë me pak yndyrë përmban 13 gram proteina, kurse një copë djathi zvicërran rreth 7.5 gram.

Megjithatë, duhet të dini gjërat e mëposhtme nëse doni ta përfshini djathin në ushqimin e përditshëm. Kushtoni vëmendje këtyre katër gjërave:

1. NUK DUHET HEQUR DORË NGA DJATHRAT E YNDYRSHME

Të rriturit duhet të marrin tri gota me produkte të qumështit me pak yndyrë çdo ditë. Megjithatë, është e lejuar edhe 100 gram djathë me yndyrë të plotë. Sasia e djathit që ju hani dhe sasia e yndyrës që përmbanë varet edhe nga pjesa tjetër e ushqimit tuaj. Kjo është veçanërisht e saktë për vegjetarianët, të cilët kanë nevojë për të marrë më shumë proteina.

2. YNDYRA NUK ËSHTË GJITHNJË JO E SHËNDETSHME

Shumë ushqime të cilët i konsumoni përmbajnë shumë yndyrë, dhe ju nuk e dini. Djathi i shkrirë nuk është aspak më i keq se të tjerët. Kur hani një copë mocarela (jo i shkrirë) gjithashtu hani yndyrë, vetëmse ajo nuk duket aq lehtë.

3. NUK EKZISTON “DJATHI MË I MIRË”

Nuk duam të gjithë të njëjtin lloj të djathit. Cilido djathë që ju pëlqen, hani atë, sepse madje edhe djathi i përpunuar përmban proteina. Vetëm sigurohuni në tërësi se çfarë përmban. Disa djathra mund të kenë pak konzervans, por nivel të lartë të natriumit apo yndyrës.

4. DJATHI MUND TË PËRMBAN SHUMË NATRIUM

Djathi mund të jetë plot me natrium. Të rriturit kanë nevojë për 180-500 miligram natrium në ditë, kurse assesi nuk guxojnë të marrin më shumë se 2.300. Një copë djathi çedër përmban 174 miligram natrium, ndërsa një copë djathë amerikan përmban 352 miligram. Disa djathra natyrshëm kanë shumë më pak natrium, si parmezani, i cili përmban 76 miligram për lugë. Kini kujdes se sa natrium konsumoni.

kosovarja.ch