Zgjidhje e përherëshme për dredha të përsosura të flokëve

spot_imgspot_img

Qoftë flokët tuaj të drjeta apo shprishura, më në fund ka një zgjidhje të përherëshme për ‘beach waves frizurë’ … Dredha të thjeshta dhe të lëshuara, të buta në flokë krijojnë një efekt dinamik të valëve dhe i japin volumin e dëshiruar. Njëkohësisht japin pamje jo të ngarrkuar dhe e shndërrojnë pamjen joperfekte në atë perfekte. ‘Beach waves frizura’ në dekadën e fundit është theksuar si zgjedhja më e mirë dhe një nga beauty trendet më të theksuara.

Njejtë si zgjedhje perfekte për pamjen e përsosur në përditshmëri dhe raste të veçanta, flokë të begata me dredha është frizura me të cilën shumica do të dëshironin të zgjohen. Edhe pse figaro dhe hekuri për flokë dhe pak spray për flokë janë e tëra që ju duhen për dredha të përsosura, përsëritjen e përditshme të procesit të njejtë shumica do ta zëvendësonin me zgjidhjen e përherëshme.

Edhe pse deri tani shumë pak fatlumë janë zgjuar me frizurë valore perfekte, teknika e re te çdo flokë sjell dredha të përkryera. Qofshin flokët tuaj të rrafshë apo shprishura, vetëm disa orë mjaftojnë që në 3 deri 5 muajt e ardhshëm të zgjoheni me dredha të përsosura.

Në Los Angeles, qytet yjet e të cilit flokët me dredha i kanë shndërruar në beauty trend të shekullit, tani është krijuar edhe teknika e arritjes së përherëshme të pamjes së popullarizuar. Vetëm në disa orë, flokët tuaja do të marrin formë të butë valore që do ta mbajnë për disa muaj të ardhshëm.

Përveç ndryshimit të formës, metoda e re në masë të madhe do të ndryshojë, më saktë thjeshtësojë, edhe beauty rutinën tuaj të përditëshme dhe kujdesin për flokët.

Në vend që të thani flokët me tharëse, t’i mbështjellni me figaro apo rrafshoni me hekur dhe aplikimin e spray-t apo llakut për flokë që të mbani volumin dhe pamjen e dredhave, e tëra që duhet është që pas larjes t’i shkrehni flokët dhe t’i leni të thahen natyrshëm.

Edhe pse qëndrueshmëria e frizurës e fituar me teknikën e re na përkujton në atë të përjetshmen e popullarizuar në vitet e tetëdhjeta, rezultati përfundimtarë është shumë më delikat, kurse i tërë proçesi më pak i dëmshëm për flokët. Varësisht nga lloji i flokëve tuaj dhe historia e trajtimeve të përherëshme të flokëve më herët me kimikate, teknika e re me qasjen individuale i tërë proçesi i përshtatet flokëve tuaja.

Hapi i parë është përzgjedhja e trashësisë së mbështjellësve sfungjerë (tvister) duke marrë parasysh madhësinë e dredhave që dëshironi ta arrini. Flokët ndahen në tufa të cilat mbështillen në mbështjellës. Pas tvisterit vjen koha e trajtimit kimik të flokëve. Për shkak të gjendjes në të cilën gjenden flokët tuaj, në të aplikohet një kombinim i preparateve të ndryshme. Në fund, duhet vetëm të lahen mirë flokët dhe, nëse dëshironi, i shtoni pak kremë për flokë.

Harroni tharësen, figaron dhe spray-n, sepse flokët tuaj me muaj do ta mbajnë pamjen e përherëshme të përsosur të dredhave të buta.//www.kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.