Vdes këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi

spot_imgspot_img

Mëngjesin e së enjtes, ka ndërruar jetë këngëtarja, kompozitorja e gazetarja e njohur, Violeta Rexhepagiqi.

Ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së Rexhepagiqit. Sipas policisë së Kosovës, ajo është gjetur pa shenja jete në shtëpi ndërsa njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

E ndjera do të mbahet mend për stilin e saj unik të cilin e transmetoi përmes muzikës e modës. Fillimisht kishe kënduar në grupin “Vivien”, bashkë me Iliriana Rizën, ndërsa më pas vazhdoi karrierën e vetme. Ndër këngët e saj më të njohura janë “Romantika”, “Në Egjipt”, “Vjollcat” e shumë të tjera.

Violeta e cila së fundmi punonte në televizonin publik të Kosovës (RTK), ka lënë shenjë me kontributin e saj edhe në fushën e gazetarisë. Ajo punoi për Sky Neës, raportoi nga lufta e Gjirit Persik e luftërat e ish – Jugosllavisë.

Violeta është motra e Armend Rexhepagjiqit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.