Ushqime që nuk ruhen në frigorifer

spot_imgspot_img

Nëse dëshironi që ushqimet tuaja të preferuara ta ruajnë plotësisht shijen e tyre, që të ruhen sa më gjatë, duhet të kujdeseni se ku i vendosni dhe në ç’mënyrë i mbani. Shumë ushqime nuk shkojnë në frigorifer, meqë shumica e njerëzve i ruajnë aty, duke mos e ditur se me këtë i shkurtojnë afatin e qëndrimit. Cilët janë këto ushqime dhe si duhet ruajtur po ju japim në vazhdim.

Ushqimet që nuk e kanë vëndin në frigorifer

Buka – shumë njerëz bukën e ruajnë në frigorifer, duke menduar se kështu do të qëndrojë më gjatë e freskët. Por kjo është larg së vërtetës. Nëse dëshironi bukë të freskët, atëherë vendoseni në ‘ngrirës’ (friz), kurse në temperaturë dhome leni aq bukë sa mendoni se mundë të harxhohet brënda katër ditëve të ardhshme.

Kafja – kafen kurrë mos e mbani në frigorifer, sepse aty krijohet kondenzimë që ndikon në shijen e kafes kokrra dhe të bluar. Kafen më së miri është gjithnjë të ruhet në enë të mbyllur hermetikisht, në vend të errët, në temperaturë dhome.

Patatet – temperatura e ulët ndikon keq në shijen e patateve, për këtë më së miri është të ruhet në thasë të letrës, në dollap. Patatet kurrë mos i mbani në qese plastike, sepse në këtë mënyrë patatet shumë shpejt do to prishen, për shkak të pranisë së lagështisë

Salcat djegëse (pikante) – sa do të ju duket e pakuptimtë, afati i qëndrimit të salcave djegëse në temperaturë dhome është edhe deri në tre vite, kurse me vendosje në frigorifer e zvogëloni në vetëm një vit.

Domatet – domatet kurrsesi nuk ruhet në qese plastike, si dhe në frigorifer, sepse merr ngjyrë të zbehtë.

Kungujt – kungujt mundë të qëndrojnë edhe deri në një muaj, nëse i ruani në temperaturë dhome. Në frigorifer kungujt prishen shpejtë dhe thahen.

Qepët – qepët gjithnjë duhet të ruhen në thasë rrjetë ku ka qarkullim të ajrit. Duhet ruajtur në temperaturë dhome, por kurrë mos i leni afër patateve, sepse patatet i kalbin ato, për shkak të lagështisë që krijojnë.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.

Goditja nga nxehtësia apo lodhje prej vapës? Shenjat kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë

Marramendja, dobësia dhe djersitja e madhe mund të tregojnë lodhje nga nxehtësia, ndërsa hutimi ose humbja e vetëdijes janë shenja alarmi. Ja si të veproni dhe kur duhet kërkuar ndihmë urgjente.

Para kthimit në shkollë: si t’ia rregulloni fëmijës gjumin dhe rutinën pa presion

Kalimi nga pushimet te shkolla nuk duhet bërë brenda një nate. Ja si të rikthehen gradualisht gjumi, mëngjesi dhe përgatitja emocionale e fëmijës, pa kërcënime ose presion të panevojshëm.