19.2 C
Priština
More

    5 mënyra si të ndjeheni më rehat në bikini

    spot_imgspot_img

    Në shoqërinë e sotme, duket sikur femrat përfshijnë një spektër të gjërë të gjërave: tërheqëse, seksi, qesharake, të qetë, të sigurtë, të nënshtruar dhe në thelb, çdo gjë kontradiktore që ju mund të imagjinoni. Në krye të kësaj, kur vera fillon, ne i paramendojmë trupat tanë si flutura dhe ndjehemi të sigurta në kostume apo rroba banje – me lëkurë të pastër, flokë kaçurrele, disa me flokë të drejta si dhe trup të gdhendur mirë, me forma të frymëzuar si të Victoria’s Secret. Vetëm paramendoni ato orë të gjata ushtrime pilates dhe çdo trajtim bukurie që mund të imagjinoni vetëm të mund të dukeni bukur në bikini. Por, me tërë ngarkesën e punës dhe jetës në përgjithësi, kush e ka kohën e mundshme dhe dëshirën për ti bërë këto gjëra? Kur vjen puna që të ndjeheni rehat në bikini, muaj të tërë palnifikimesh nuk janë të nevojshme.

    Të harxhoni energjinë duke u përpjekur që të dukeni bukur mund të ndikojë që të harroni se sa me të vërtetë veçmë dukeni për momentin. Me pak tentim për tu dukur bukur dhe me disa përgatitje përtu ndjerë mirë, ju mund të jeni gati për tu ndjerë rehat në bikini.

    1. Të kuptoni se të pasurit e një “trupi perfekt për bikini” është një mit i përgjithshëm

    Të vetmet gjëra që janë të nevojshme për të pasur një “trup për bikini” vijojnë si më poshtë: një palë bikini dhe një trup. Kaq ishte. Asnjë lloj forme trupore nuk meriton të vesh bikini më shumë se sa një lloj tjetër. Të gjithë janë të barabartë, pavarsisht përmasave trupore, mjafton që të ndjeheni rehat në to. Është mirë që të ndjekni dieta të ndryshme të shëndetshme që e mbajnë trupin në formë, por trupi juaj meriton të vesh bikini saherë që ju dëshironi.

    1. Zgjedhni bikini që ndjeheni rehatshëm në to (asgjë tjetër nuk ka rëndësi)

    Siç ka theksuar Nicki Minaj se:”të pasmet e mia janë një dhuratë”. Edhe të pasmet tuaja janë të tilla. Nëse dëshironi të vishni ndonjë lloj modeli të caktuar të bikinive, nuk keni nevojë të lexoni artikuj të ndryshëm që tregojnë se a ju përshtaten për formën trupore apo jo, pasi që shumica prej përgjigjeve dhe këshillave janë irelevante. Ju nuk keni nevojë të fshiheni, të mbuloheni apo të nxjerrni në pah ndonjë pjesë të trupit që nuk e dëshironi. Gjoksi i vogël nuk kërkon mbushje shtesë apo barku i fryer nuk kërkon llojin e bikinive me vetëm një pjesë, me qëllim të mbulimit të barkut. Fokusohuni në çfarë lloji të bikinive ju do të ndjeheshit më rehat. Zgjidhni modelet dhe ngjyrat që ju i preferoni, provoni të gjitha llojet që ti kënaqni sytë dhe pastaj mburruni me llojin e parapëlqyer që do ta zgjidhni.

    1. Metodat kundër fryerjes mund të ndihmojnë

    Gjysma e arsyeve se pse ndjeheni pakëndshëm në bikini, nuk ka të bëjë fare me besimin, por për shkak të fryerjes së trupit. Kjo zakonisht nuk vërehet, por kjo mund të bëjë që ju të ndjeheni të fryer dhe jo këndshëm, gjë që paraqet recetë të vështirë për besimin. Mënyrat më të mira për të luftuar këtë gjë është të pini shumë ujë, hani ushqime me sasi të vogël dhe më shpesh, si dhe të shmangni ushqime që përmbajnë shumë kripë dhe yndyrë.

    1. Shtoni ndonjë aksesor si një ekspert

    Kur keni dyshime, zgjidhni si frymëzim llojin e femrës të modernizuar. Ndonjëherë veshja pak më e tepërt dhe ndryshe mund të ju ndihmojë të rrisni vetëbesimin, si psh. të shtoni ndonjë qafore elegante apo ndonjë shall mëndafshi që t’ju mbulojë disa nga pjesët e trupit. Ose, në qoftëse veshja nuk është në stilin tuaj, të paktën shfrytëzoni aksesorët tuaj më të preferuar. Një peshqir plazhi me ngjyra apo një çantë me motive plazhi apo ndonjë dyshek plazhi shumë interesant, me të vërtetë funskionon aq mirë!

    1. Pak “kujdes fytyre” dhe do qëndroni gjatë kohë e freskët

    Kemi mësuar qysh herët në shkollë se plazhi dhe grimi i stilit “cat eye” nuk përputhen apo përzihen fare. Por, kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet të përdorni pak shkëlqyes sa për të freskuar fytyrën. Unë nuk po them që të përdorni pudër aapo sherk me kovë, por thjeshtë të bëni ndonjë maskë fytyre një natë më parë, të bëni ndonjë eksfoliant për tërë trupin si dhe hidratimi i nevojshëm do të ju ndihmonte të dukeni tërheqëse.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...