0.5 C
Priština
More

    Udhëtimi gjatë shtatzënisë: Çfarë është e nevojshme të keni në pushime?

    spot_imgspot_img

    Përmbajtjen e çantës që do ta merrni me vete në pushime duhet ta planifikoni më parë në mënyrë që të „mbulohen“ të gjitha problemet më të shpeshta që mund të ndodhin gjatë pushimit. Natyrisht, përveç çka merrni varet edhe ku dhe si udhëtoni dhe sa jeni shtatzënë.

    Në fillim të shtatzënisë, deri në javën e 14 mund të ju mundojnë të përziera, kështu që është e rekomanduar të merrni vitaminë B6, kurse në fund të tremujorit të dytë mund të keni urth, ashtuqë mund të ju ndihmojnë antacidet. Pra, bëni një plan dhe ngadalë filloni paketimin, planifikimi është çelësi për kënaqësinë e mëvonshme.

    Nëse keni vena të zgjëruara, enjtje të këmbëve apo udhëtoni me avion për në destinacione të largëta, është mirë të keni disa nga xhelet heparine ose krema të cilat duhet t’i lyeni para se të niseni, me masazhim të butë nga majat e gishtave e më lartë. Këto krema mund t’i përdorni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

    Për urth, aq të shpeshtë në gjysmën e dytë të shtatzënisë, është mirë të merrni antacide, në formën e tabletave përtypëse të cilat mund t’i breni tri herë në ditë, një deri dy orë pas çdo vakti, apo para gjumit.

    Ndonjë probiotik, gjithashtu, është një komponentë e rëndësishme e çantës suaj, veçanërisht për ditët e para në pushime verore, ose ju kapë diarre e pakëndshme, e cila nuk është dukuri e pazakontë kur ndryshohet mënyra e ushqimit të zakonshëm. Kapsllëku, ashtu si diarrea, mund të jetë pasojë e ndryshimit të ushqimit, ashtuqë nuk është keq të merrni me vete diçka kundër kapsllëkut, mundësisht me bazë të përbërësve natyral, kurse për llojin konsultohuni me mjekun, në mënyrë që efekti të mos jetë negativ – preparatet e tilla mund të shkaktojnë jashtëqitje të papritur madje edhe kontraksione (shtrëngime).

    Nëse keni dhimbje koke të shpeshta, paracetamoli është ilaç i sigurt në shtatzëni dhe patjetër ta merrni me vete edhe në rast se keni ethe, por ai nuk është aspak zëvendësim për kontrollin mjeksorë dhe nëse vie deri te temperatura, patjetër kontaktoni me mjekun.

    Antibiotikët mos i pini “kokë më vete”, terapisë së tillë gjithmonë duhet t’i paraprijë konsultimi dhe rekomandimi i mjekut për përdorimin e tyre. Shmangni ibuprofenin, veçanërisht nëse keni kaluar javën e 24 të shtatzënisë.

    Një nga problemet e shpeshta në shtatzëni është ndryshimi i sekretimit, i cili mund të jetë më i fortë ose të ndryshojë erën dhe të shkaktojë pakënaqësi – dhimbje gjatë marrëdhënieve apo urinimit, kruarje, madje edhe të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme.

    Që të zvogëloni mundësinë e infeksionit, merrni gjëra për higjienë intime dhe shmangni përdorimin e sapunit të zakonshëm, gjegjësisht është mirë edhe, për parandalimin dhe mirëmbajtjen e florës normale të vaginës, sidomos gjatë notit në pishinë, det ose lumë, të merrni me vete edhe tableta vaginale me Latobacillus. Nëse keni shpesh infeksion vaginal, konsultohuni me gjinekologun tuaj për llojin e tabletave vaginale që duhet t’i përdorni në rast të ndonjë infeksioni.

    Nëse përdorni suplemente vitaminash, merrni sasi të mjaftueshme për të gjithë qëndrimin, kurse një nga përbërësit thelbësorë të çantës së udhëtimit duhet të jetë kremi për rrezatim me faktor të lartë të mbrojtjes nga rrezet, të cilin duhet ta përdorni disa herë gjatë ditës, sidomos pas larjes.

    Dhe në fund – mos e teproni me aktivitetete, mos u lodhni dhe konsumoni lëngje të mjaftueshme. Mos u ekspozoni në diell mes orës 11 dhe 16, shmangni vaskë të nxehtë (jacuzzi) dhe sauna … dhe – kënaquni me pushime në pritje të ngjarjes më të bukur në jetë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...