16.7 C
Priština
More

    Qumështi i gjirit – mrekulli e natyrës

    spot_imgspot_img

    Edhe pse teknologjia sot ka përparuar në përmasa të papara, në një ka dështuar – të prodhojë ushqimin që do ta zëvendësonte qumështin e „zakonshëm“ të nënës.

    Përbërësit bioaktiv që përmbanë qumështi i nënës janë kaq unik, sa që nuk mund të kopjohen as të krijohen artificialisht.

    Në tërë botën çdo ditë zbulohen njohuri të reja për rëndësinë e qumështit të nënës për shëndetin e fëmijës, përveç faktit të njohur se ai natyrshëm i përshtatet moshës, nevojave, madje edhe seksit të foshnjës.

    Prandaj, të dashura nëna, të jeni të sigurta se qumështi juaj në gjashtë muajt e parë (por edhe më vonë) është ushqimi më i mirë që mund t’i ofroni fëmijës tuaj.

    Formula natyrale për shëndetin e fëmijëve

    Qumështi i nënës është një burim natyror i të gjithë përbërësve ushqimorë që ka nevojë foshnja.

    Në kohën e sotme, kur gjithçka është plot kimi, nga ajri që thithim, ushqimi që blejmë dhe pijet që konsumojmë, mendoj se është shumë e rëndësishme që çdo fëmije t’i ofrojmë fillim të mirë dhe t’i krijojmë themel në të ushqyerit natyral. Dhe çka mund të jetë më e shëndetshme dhe më natyrale se qumështi i gjirit?

    Qumështi i nënës është i pasur me vitamina, minerale, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate, si dhe përbërës të tjerë që fëmijës i sigurojnë formulën natyrale – të plotë dhe më të shëndetshme.

    Përveç shumë vitaminash A, C dhe E, ai përmban laktoferin – një enzimë e rëndësishme e cila përfshihet në procesin e apsorbimit të hekurit, edhe një tjetër përbërës i rëndësishëm për shëndetin e vogëlushit tuaj. Është nektar i vërtetë i gjërave ushqyese plotësisht të përshtatshme për nevojat e foshnjave.

    Ndërtues i imunitetit të shëndetshëm dhe mbrojtje kundër inflamacioneve

    Qumështi i nënës, sidomos në ditët e para (kulloshtra), por edhe më vonë është e pasur me imunoglobuline. Ato mbrojnë trupin e foshnjës nga bakteret dhe viruset e jashtme dhe e ndihmojnë atë në ndërtimin e imunitetit.

    Deri në lindje foshnja në barkun e nënës ka qenë e mbrojtur në një mjedis steril. Nga gjaku i nënës ka marrë çdo gjë që i nevojitej për mbrojtjen e organizmit, për rritjen dhe zhvillimin e duhur. Pas lindjes, qumështi i nënës vazhdon të jetë një mbrojtës dhe ushqyes i tillë.

    Ai përmban të gjithë antitrupat (IgA, IgD, IgE, IgG, IgM), me çka pengohet zhvillimi i sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme.

    Antitrupat janë të nevojshëm gjatë periudhës prej gjashtë muajve të parë, kur sistemi imunitar i të porsalindurit është ende në zhvillim, por edhe më vonë, deri në një vit të jetës. Qumështi i nënës ruan dhe mbron organizmin e foshnjës nga infektimi i veshit, mushkërive, sistemit të tretjes dhe urinar. Është efikas edhe në mbrojtje nga alergjitë.

    Është unik edhe në atë që përmban një numër të antioksidantëve, proteina që mbrojnë kundër gripit, parainfluencës dhe rotavirusit. Ai ka faktorin bifidus të vetin që rrit mbrojtjen natyrore dhe mbron kundër ndikimit të E. coli, Salmonellës, Shigellës dhe enterobakterieve si dhe një numër të bakterieve tjera, viruseve dhe shkaktarëve të sëmundjeve.

    Nëse foshnja edhe sëmuret, qumështi i nënës automatikisht bëhet ilaç natyror – nëna do të prodhojë antitrupa adekuat për llojin e veçantë të virusit apo bakterieve.

    Në të njëjtën kohë, nëse nëna e cila ushqen foshnjën me gji sëmuret me infeksion, trupi i saj prodhon antitrupa të cilët fëmija i merr përmes qumështit dhe kështu krijon një bazë të shkëlqyer natyrale për mbrojtjen kundër infeksioneve në të ardhmen.

    I domosdoshëm për eshtra dhe sistem nervor të shëndoshë

    Qumështi i nënës është i pasur me yndyra dhe karbohidrate, burime të rëndësishme të energjisë. Përveç që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin normal të vogëlushit tuaj, ato janë të domosdoshme për ndërtimin e sistemit të shëndoshë nervor të foshnjës. Proteinat kazeinë dhe laktalbumin janë përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e të gjitha indeve në organizëm – lëkurës, eshtrave, thonjve, muskujve, zemrës, trurit …

    Në qumështin e nënës ato kanë funksion shtesë – mbrojnë organizmin e ri nga marrja e tepruar e azotit, me çka ndihmojnë veshkat akoma të pazhvilluara të sapolindurit.

    Ushqimi i sigurt të cilin e don lukthi i vogël dhe e tretë lehtë

    Në sajë të acideve yndyrore të pangopura, qumështi i nënës është ushqim i pazëvendësueshëm për foshnjën tuaj. Tretet lehtë, vjen në një raport të përsosur të gjërave ushqyese dhe i plotëson të gjitha nevojat e foshnjës suaj si dhe paraqet probiotik ideal natyror. Ai gjithashtu përmban laktoperoksidazë, e cila zhdukë streptokoket dhe bakteriet e zorrëve. Njëkohësishtë nxit rritjen e qelizave të mëlçisë dhe zorrëve si dhe zhvillimin e florës së shëndetshme të zorrëve.

    Qumështi i nënës në përbërjen e tij ka edhe gangliozide, për të cilat mendohet se ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjës nga diarrea e shkaktuar nga E. coli dhe V. cholerae. Është efikas edhe në zbutjen e shtrëngimeve (ngërçe) dhe siguron jashtqitje të rregullt, problem me të cilin shpesh mundohen edhe foshnjat që ushqehen me zëvendësues të qumështit.

    Qumështi i nënës njëkohësisht shuan edhe urinë edhe etjen, sepse të gjitha gjërat ushqyese, vitaminat, mineralet dhe imunoglobulinat janë të tretur në ujë në një raport ideal. Në fillim të çdo ushqyerje me gji qumështi është më me ujë, dhe kështu më parë shuan etjen e foshnjës, kurse më vonë bëhet gjithnjë e më i dendur dhe më ushqyes, duke u bërë ushqim i pazëvendësueshëm.

    Në varësi të asaj me çka ushqehet nëna, foshnja përmes qumështit dallon shije dhe aroma të ndryshme, gjë që më vonë krijon shprehi të të ushqyerit më të shëndetshëm. Prandaj, është e rëndësishme që nëna të zgjedhë dhe kombinojë gjëra ushqimore të shëndetshme dhe të shumëllojshme në të ushqyerit të saj.

    Qumështi i nënës si ilaç

    Në sezonin e ftohjeve, virozave dhe gripit, me shtimin e ushqimit me gji e mbroni më së miri fëmijën tuaj duke i dhënë atij antitrupat e nevojshme. Ai gjithashtu mbron foshnjën nga zhvillimi i ekzemave, astmës dhe reaksioneve tjera alergjike.

    Sa më të buta janë dhimbjet te foshnjat që ushqehen me gji se sa te fëmijët me formula artificiale. A merr foshnja që ushqehet me gji virusin e zorrëve, që është rrallësi, qumështi i nënës do t’i bëhet probiotiku më i mirë.

    Kërkimet shkencore mbi efektin antibiotik të qumështit të gjirit kanë zbuluar se një përbërës i qumështit vret madje 40 lloje të kancerit. Mund ta përdorni për shërimin e inflamacionit dhe skuqjen e syve te foshnjat, por edhe te hunda e mbyllur dhe lëkura e tharë. Pikoni fushat e përfshira me infeksioni apo në hundë.

    Qumështi i gjirit mbron fëmijën nga:

    • infeksionet e pjesëve të sipërme të traktit respirator
    • pezmatimi i veshit të mesëm
    • infeksioni i traktit urinar
    • botulizmi
    • diarrea
    • semundja e Chron-it
    • trashjes
    • sëmundjet e zorrëve
    • sëmundjet kardiovaskulare
    • diabeti – tipit 1 dhe 2
    • sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës
    • sepsës dhe enterokolitisit nekrotizues (NEC)
    • meningjiti bakterial
    • alergjitë
    • viruset, bakteriet dhe kërpudhat
    • kanceri: një përbërës i qumështit vret 40 lloje të karcinomës
    • sëmundjet e syrit

    Foshnjat që janë ushqyer me gji (të paktën 3 muaj) kanë 30 për qind rritje shtesë në pjesët kryesore të trurit që kontrollojnë gjuhën, emocionet dhe të kuptuarit.

    Afërsia që të dhënit gji nënkupton, me shumë kontakt lëkurë-në-lëkurë, përkëdhelje dhe fërkime me vajra apo krema, foshnjës i ofron terapi të vërtetë me prekje, efekti i së cilës në shëndet është aprovuar në dhjetra studime ndërkombëtare. Prekja, tregimi, masazhi, në kontaktin më të afërt me nënën fëmija do të sigurojë mbrojtje shtesë kundër astmës, pezmatimit të lëkurës, pagjumësisë, stresit, dhimbjeve kronike si dhe të rrisë funksionet mendore dhe fizike të foshnjës.

    Ushqyerja me gji – e shëndetshme edhe për nënën

    Ushqyerja me gji nuk është e mirë vetëm për fëmijën, por ka përfitime të shumta shëndetësore edhe për nënën.

    Këto janë vetëm disa prej tyre:

    – zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezoreve

    – nëna harxhon më shumë kalori, gjë që rezulton në humbje peshe dhe kthim në formë

    – zvogëlon gjakderdhjen pas lindjes

    – zvogëlon rrezikun e osteoporozës

    Edhe pse ndonjëherë kërkon sakrificë dhe durim, duke shkaktuar netë pa gjumë dhe lodhje, ushqyerja me gji krijon lidhje të veçantë, të pakrahasueshme me fëmijën.

    Prandaj, të dashura nëna, vetëm guxim, ushqyerja me gji mund të japë me qindra të mira – për ju dhe fëmijën tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...