Është koha që të kudjeseni për tëpasmet tuaj- që nga kujdesi i lëkurës e deri tek të brendshmet ideale …

Nuk keni nevojë të kaloni orë të tëra në stërvitje që të jeni të kënaqura me të pasmet tuaja, aplikoni këto truqe që të arrini efektin e dëshiruar.

Tretman për të pasme të mëndafshtë dhe të fortë

Aktualisht një nga tretmanet më të popullarizuara është “facelifting” poshtë belit tuaj. Futuni në vaskë dhe bëni një dush të gjatë pas të cilit bëni një masazh në mollaqet e të pasmeve. Kjo do të eliminojë qelizat e vdekura të lëkurës së prapanicës, pasi të mbaroni me masazhin aplikoni maskë për fytyrë (në prapanicë). Në pëllëmbë shtrydheni një sasi të preparatit të cilit do i shtoni një lugë të mbetjes së kafes turke. Tingëllon çuditshëm mirëpo kafeina ndihmon në shpërndarjen e qelizave yndyrore dhe e bën lëkurën të mëndafshtë dhe të fortë.

Zgjidhni brekë të duhura për formën e të pasmeve

1. Nëse të pasmet tuaj janë të sheshta

Zgjidhni brekë të cekëta me prerje V që të fitoni efektin e të pasmeve të plota.

2. Nëse prapanica juaj është atletike

Bokseret seksi janë zgjidhja më e mirë që të nxirrni në pah të pasme e forta dhe lake femërore.

3. Nëse të pasmet juaj është e rrumbullakët

Tangat patjetër e japin efektin më të mirë. Forma e tyre i zbut kthesat e ekzagjëruara.

Teë pasme me ngjyrë dhe me shkëlqim

Çka nëse nuk është verë dhe nuk jeni në plazh? Në pesë hapa prapanicës suaj mund që ti dhuroni një ten bronzi i cili është i mirëseardhur në çdo sezonë të vitit.

  1. Derisa bëni dush me piling i hiqni qelizat e vdekura, gjë që do të sigurojë absorbimin më të mirë të preparatit për “bronzim”. Më pas shpëlajeni dhe thajeni mirë lëkurën.
  2. Ngrini këmbën tuaj në buzë të vaskës ( kështu që të tërhiqni lëkurën e mollaqeve dhe të lejoni aplikimin e duhur), dhe pastaj me lëvizje të gjera rrethore, aplikoni një mjet për vetë- rrezitje .
  3. Qëndroni në këtë pozitë me këmbën e ngritur rreth dy minuta derisa lëkura e absorbon preparatin.
  4. Përsëriteni të njejtën me këmbën tjetër.
  5. Kur e përfundoni aplikimin e preparatit, shikojeni prapanicën për ndonjë parregullësi.
kosovarja.ch