20.7 C
Pristina
16.7 C
Zurich
More

    Tretman për qerpikë më të gjatë

    spot_imgspot_img

    Dëshironi qerpikë më të shpeshtë dhe më të gjatë? Për vetëm dy javë, me një tretman shumë të thjeshtë mund të arrini qerpikë sikur të bukurosheve të Hollywood-it.

    Me këtë rimel “bëni vetë”  mund t’i trajtoni edhe vetullat nëse doni që tua rritni volumin. Qepallat e rrejshme nuk janë edhe opcioni më i mirë, dhe çka është më keq u bëjnë dëm qerpikëve tuaj. Tretmanet kozmetike? Po pse të ndërmerrni një kur mund ta bëni vetë, shumë më lirë dhe në mënyrë natyrale. Pastaj mund të jeni të sigurtë me pamjen tuaj.

    Për qerpikun tuaj është më mirë nëse e trajtoni me vaj kualitativ, mendoj se vaji i virgjër i ullirit, jojoba, bajamet dhe vaji i ricinusit janë përgjigje e duhur. Që të përshpejtoni procesin, d.t.th të merrni rezultate vetëm pas dy javëve, bëni këtë serum.

    Së pari pastroni tubën e vjetër të rimelit dhe furçën apo enën e manikyrit të thonjve. Mbusheni me ¼ xhel aloe vera (në vend të tij mund të përdorni edhe vaj bademi), ½ vaj me vitamin E dhe ¼ vaj ricinusi (ricini). Aplikoni në qepalla në mëngjes dhe në mbrëmje, mirëpo të keni kujdes që të aplikoni serumin nga rrënja e qepallave. Pas dy javësh qepallat do të jenë më të gjata dhe më të dendura.

    Mund të provoni edhe me përzierje të të bardhës së vezëve me vaj ricinusi. Përzierja e tyre duhet të jetë në raportin 1:1, për shembull nga dy pika, pastaj e aplikoni në qepalla dhe e leni të veprojë gjatë natës. Nëse qerpikët tuaj janë të dobëta, mundohuni që të aplikoni serumin rregullisht dhe mos e teproni me grim të rëndë. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Këto cilësi të mashkullit, vlerësohen më shumë nga një femër

    Të gjithë meshkujt mendojnë që femrat janë të interesuara...

    Reduktimi i kripës dhe ndikimi në organizëm

    Kripa është pjesë e rëndësishme e dietës suaj kur...

    12 shenja që tregojnë se partneri ju dashuron çmendurisht

    Dashuria e vërtetë nuk është se vetëm ndjehet, por...

    8 mënyra për të rikthyer besimin tek vetja para çdo takimi të parë

    Nuk ka rëndësi sa takime të reja keni bërë...