16.7 C
Priština
More

    Frizura moderne për martesë

    spot_imgspot_img

    1. Në varësi se si duket fustani juaj i martesës, zgjidheni ndonjë nga frizurat që ju ofrojmë. Nëse fustani juaj është klasik dhe pa prerje, zgjidheni frizurën moderne updo. Kjo frizurë nënkupton pjesën e përparme të flokëve të ngritur lartë, kurse balluket të kthyera anash me tharëse flokësh.Pjesa e paske e floëve lehtësisht e varur dhe e lëshuar në një punxhë natyrale, me një formë pakëz të parregullt. Kjo frizurë është zgjidhje perfekte në kombinim me një fustan nusëris të thjeshtë. Në flokë mund të vendosni disa kapëse nga kristali.

    2. Tek fustani i cili zbulon klavikulën (ashtin horizontal nën qafë) dhe shpatullat, në mënyrë të përkryer do të „flente“ frizura e cila bazohet në lokne, e cila gjithmonë duket romantike. Kjo lloj frizure nuk kërkon shumë dhe mjafton që flokët t’i pshtjellni në viklerë dhe t’i leni të rrijnë ashtu disa orë (në varësi nga ajo se sa shpejt formohen lloknet në flokët tuaja). Pasi t’i heqni vinklerët, me gishta butësisht kaloni kah flokët. Nëse dëshironi që frizura të jetë më e qëndrueshme, mund të spërkatni sprej për flokë.

    3. Nëse fustani juaj i nusërisë është në stilin boem, ashtu duhet të jetë edhe frizura juaj. është interesante që tek kësi lloj frizurash nuk nevojiten detaje për flokë, që ajo të duket e bukur dhe elegante. Femrat me flokë të gjata do ta bëjnë shumë lehtë këtë frizurë. Mjarton që flokët t’i kapni në bistek dhe pastaj të njejtin ta sillni rreth kokës dhe ta shtrëngoni me kapëse. Dy fije flokësh nxirrini dhe lëshoni rreth fytyrës dhe lehtësisht dredhoni me figaro.

    4. Nëse për martesën tuaj keni zgjedhur fustanm i cili mbulon klavikulën, frizura juaj gjithashtu duhet të jetë e bazuar në të që pjesa e përparme e flokëve të jetë e ngritur dhe nëse keni balluke ato të jenë të feniruara anash. Pjesën e pasme të flokëve lëshojeni në valë të buta, kurse pjesën ku bashkohen pjesa e përparme dhe e pasme e flokëve përforcojëni me një shnollë të madhe interesante. Në këtë mënyrë ju do të përfitoni më shumë se një frizura romantike.

    5. Kohët e fundit janë shumë të famshëm fustanët e nusërisë, që kanë pjesën e epërme të bazuar në bratelë të gjërë e cila shkon përmbi njërit krah. Më këtë fustan mundeni që të kombinoni frizurë e cila krijon një punxhë të parregullt dhe lëshohet në atë krah në të cilin nuk është bratela. Nëse keni balluke, ato mundeni t’i kapni dhe t’i ktheni prapa.

    6. Frizura moderne janë edhe ato të cilat bazohen në „eshtrat e peshkut“. Kësaj frizure do t’i shkonte bukur një vello e shkurtër, apo një lule e madhe si detaj. „Eshtrat e peshkut“ është gjithmonë romantike, kurse frizura është e qëndrueshme dhe zgjedhje ideale në kombinim me fustanat e nusërisë me qepje të ndryshme.

    7. Damat të cilat kanë flokë të gjata dhe duan që në martesën e tyre të kenë flokë të lëshuara t’a dijnë që flokët e feniruara drejtë nuk janë në trend. Frizura moderne bazohet në valëzime të buta dhe një lule në kokë të kapur nga anash. Këto frizura përputhen shumë mire me top fustanat e nusërisë, si dhe me ata të cilët kanë bratela të hollë.

    8. Bisteku me një formë jo të zakonshme të cilin mund ta bëjnë femrat e reja me flokët e tyre të gjata është vërtetë një inspirim i cili na vjen nga pistat e modës dhe tepihët e kuq. Bistekun e ktheni në njërin krah dhe jini të sigurta që do keni një frizurë moderne femërore.

    Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...