16.7 C
Priština
More

    Trajtoni njollat kafe sa jeni në kohë, gjashtë maska natyrale në kushte shtëpie që duhen provuar pa ardhur vera

    spot_imgspot_img

    Hiperpigmentimi i lëkurës, luhatjet hormonale, shtatzënia, dëmtimi nga rrezet e diellit e shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në formimin dhe shfaqjen e njollave kafe! Këto të fundit nuk janë asgjë më shumë sesa melanina e përqëndruar në një sasi më të madhe në zona të caktuara. Ky problem i lëkurës mund të shfaqet jo vetëm në fytyrë por edhe në krahë, qafë e këmbë, por duket se zona e fytyrës është ajo më shqetësuesja. Përposs trajtimeve të specializuara në qendra estetike, vetë ju në kushte shtëpie mund të përgatisni maska të cilat jo vetëm do të njëtrajtësojnë pigmentin e lëkurës por do të zbehin njollat kafe sikur këto most ë ishin shfaqur kurrë.

    1. Lëng limoni Acidi citric i gjendur tek limoni ka fuqi zbardhuese dhe jo vetëm që trajton hiperpigmentimin e lëkurës, por promovon dhe rigjenerimin e qelizave të reja e të shëndetshme. Me ndihmën e një pambuku aplikoni lëngun e limonit direkt në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta.

    2. Maska me bollgur
    Bollguri veprpn si një skrab natyral që pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe të hiperpigmentuara. Përzieni dy lugë bollgur, dy lugë qumësht dhe një lugë mjaltë për të krijuar një paste të trashë për t’u aplikuar në lëkurë. Vendoseni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë në muaj për të arritur rezultatet e dëshiruara.

    3. Lëng qepe
    Komponimet e squfurit që gjenden në një qepë kanë vetinë të njëtrajtësojnë ngjyrën e lëkurës. Përveç kësaj i qepës ushqen qelizat dhe nxit rritjen e shëndetshme të tyre. Përzieni një lugë uthull molle dhe një lugë lëng qepe dhe aplikojeni në fytyrë për 20 minuta.

    4.Vitamina E dhe vitamina C
    Këto njihen ndryshe si vitaminat e fytyrës. Mjafton të aplikoni direkt në lëkurë xhelin e vitaminës E apo pluhurin që përftoni nga shtypja e disa kokrrave vitaminë C dhe do të shihni përmirësime të dukshme brenda një kohe të shkurtër

    5. Patate te prera në copë. Për shkak të enzimës së quajtur katekolazë, patatet mund të njëtrajtësojnë tonin e lëkurës. Merrni një fetë të trashë patate dhe lageni me disa pika ujë para se të fërkoni lëkurën tuaj për të paktën pesë minuta. Është një metodë e sigurtë që mund të bëhet tre deri katër herë çdo ditë për një muaj ose dy.

    6.Përzieni pak shafran Indie me lëng limoni dhe aplikojeni në lëkurë për 20 minuta. Ky trajtim mund t’ju japë rezultate më të dukshme nëse e bëni këtë çdo ditë para se të bëni dush.

    Burim: LIVING

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...