14.2 C
Priština
More

    25 ide praktike që çdo prind duhet t’i dijë

    spot_imgspot_img

    Rritja e fëmijëve është puna më e vështirë në botë. këtu po ju paraqesim disa këshilla që do t’ua lehtësojnë punën prindërve dhe njëkohësisht të sjellin buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve tuaj. Kënaquni dhe mos harroni të merrni shënime për praktikimin e tyre.

    • Ky kostum i bukur prej lecke, lejon fëmijën tuaj të zvarritet nëpër tokë si dhe në të njejtën kohë duke pastruar dyshemenë rreth shtëpisë.

    • Përdorni një kuti këpucësh për të mbajtur ushqime të caktuara si dhe gjëra tjera gjatë udhëtimit të gjatë në makinë.

    • Ndihmoni njerëzit tjerë (poashtu edhe veten) duke dalluar binjakët tuaj me anë të bluzave me shkrime dalluese.

    • Sigurohuni që fëmijët tuaj të vishen me rroba të ngrohta por edhe interesante.

    Jepni tatuazhe të përkohshme në formë ngjitësi në dorë, në rast humbjeje ndonjëherë.

    Shishet e vjetra të losionit mund t’i përdorni si rubineta zgjeruese për të arritur uji më lehtë tek ta, deri sa të rriten.

    Asnjëherë mos u shqetësoni për humbjen e tyre në publik me anë të këtyre dorëzave që përmbushin dy funksione.

    Beni një vrimë në biberon dhe vendoseni rreth ilaçit përkatës duke e bërë më pak traumatizues procesin.

    Një cope sfungjeri është mirë të aplikohet në pjesën ku mbyllet dera, në mënyrë që të parandaloni dëmtimin e gishtërinjve të fëmijës suaj nga përplasja e dyerve.

    Krijoni një shtrat lëkundës, të varur në mes tryeze me anë të disa pëlhurave.

    Nëse jeni super të kujdesshëm, mund të vendosni ndërmjet shkallëve një kuti të madhe kartoni në funksionin e rrëshqitëses për argëtim të fëmijëve.

    Mund të përdorni një kapelë plastike e dizajnuar veçanërisht për përdorim sa më praktik të larjes së foshnjes pa i rënë uji dhe shampoja në sy.

    Mbushni skajet e sanduiçit njëlloj me proshutë, duke mos lënë hapësirë.

    Mësoni atyre një mënyrë më të thjeshtë për t’i bërë dredhëzat më të këndshme gjatë ngrënies.

    Një mbajtëse e vogël decorative për torte (cupcake) nën shkopin e akullorës do të parandalojë rrjedhjen e saj nëpër duar duke I mbajtur duart të pastra.

    Një shishe spray për pastrimin e shtëpisë, e dekoruar me foto të përbindëshave, është një ide e mirë për ta spërkatur natën dhomën e fëmijëve kinse për largim të tyre.

    Për të dalluar anët e këpucëve gjatë mbathjes, vendosni ndonjë ngjitës me ndonjë figure apo animacion të caktuar gjysmën në njërën këpucë dhe gjysmën tjetër tek tjetra anë, kështuqë fëmija lehtë do të bashkojë figurën.

    Parandaloni derdhjen e ujit apo lëngut nga fëmijët me anë të gotave plastike të mbyllura duke vendosur vetëm fysht me kokë te poshtë.

    Përdorni një çantë të vjetër të DVD-ve për të ruajtur lapsat me ngjyra si dhe letrat dekoruese.

    Nëse keni frikë se fëmijët tuaj mund të rrëzohen nga krevati gjatë natës, krijoni një barrier apo pengesë në skaj duke vendosur një gomë pishine apo ndonjë batanije paska më të forte.

    Përdorni një shportë të lavanderisë (ku i hedhni rrobat e dala nga makina larëse) për të mbajtur lodrat e vaskës afër fëmijës.

    Parandaloni shtrydhjen e tepërt të lëngut të paketuar dhe mësoni që fëmijët të kapin skajet e kartonit dukemos u bërë pis.

    Për të pastruar njollat e bezdisshme të të vjellave, pastroni njëherë sasinë e tepërt dhe më pas hidhni sode bikarbone me ujë rreth vendit të caktuar. Lëreni që të thahet për pak kohë deri sa të bëhet masa si pluhur, pastaj pastrojeni me fshesë elektrike.

    Bindni fëmijët tuaj që të bëjnë punët e përditshme duke i ofruar gjëra që kanë nevojë, në vend të shpërblimeve dhe bonuseve. Si psh: Nëse dëshironi të dini fjalëkalimin e internetit, së pari duhet rregulluar shtratin, pastroni me korent katin e poshtëm si dhe t’i bëni një shetitje qenit.

    Dhe kur të rriten, mësoni ata se si të jenë të shkathët dhe praktik në punë. Psh. krevatin ku kanë fjetur si foshnje shëndrroni në një punëtori të vërtetë mësimi.

     

    Foto:architecturendesign

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...