Tortë Havana

spot_imgspot_img

E lehtë dhe me kremë…..

Përgaditja: 45 minuta
Për 16 persona

Përbërësit:

  • 3 vezë,
  • 3 lugë sheqer,
  • 3 lugë miell,
  • gjysmë qese pluhur për pjekje,
  • 2 lugë eurokrem,
  • 500 ml qumshtë,
  • 500 ml ajkë të ëmbël,
  • 100 gr sheqer,
  • 1 qese xhelatinë,
  • 150 gr lajthi të pjekur,
  • 150 gr biskota me lajthi (napolitankë).

Përgatitja

  1. Tundini vezët me sheqer, shtoni miell dhe pluhur për pjekje, pastaj vendosini në një kallëp për pjekje me diametër 26 cm dhe piqeni për rreth 15-minuta në 160 gradë.
  2. Koren e nxehtë e lyejmë me eurokrem dhe e lëmë për tu shtrënguar.
  3. E ziejmë qumështin dhe sheqerin, i lëmë të ftohen. Pastaj në të e shtojmë ajken e ëmbël që e kemi tundur më parë, lajthi të bluara dhe biskota (napolitanka) të bluara.
  4. Xhelatinën e tretim në ujë dhe e bashkojmë me kremin e përgatitur.
  5. Kremin e derdhim mbi kore dhe e lëmë në kallëp deri sa të forcohet.
  6. E largojmë nga kallëpi dhe e dekorojmë sipas dëshirës me lajthi të grimcuar dhe me biskota (napolitanka) të grimcuara.
  7. Ju bëftë mirë!!!

Foto: jasnaskitchencreations.blogspot.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.