5.1 C
Priština
More

    8 gabime të prindërve të cilët fëmijës i shkatërrojnë vetëbesimin

    spot_imgspot_img

    Këtë nuk guxoni ta lejoni!

    Askush nuk mund t’i shkatërrojë fëmijët më shumë se prindërit, nga dashuria e tyre e tepruar dhe shqetësimi i tyre edhe më i tepruar

    Vetëbesimi është ajo që fëmijës i jep guxim të hulumtojë botën, pranojë sfida të reja të panjohura dhe me këtë të besojë në vetëveten dhe forcat e tij.

    Me cilat gabime e rrënojmë apo e ushqejmë tepër vetëbesimin e fëmijës.

    Kritika ndaj fëmijës

    Kur ne kritikojmë fëmijët, shumë lehtë, kurse prap padashje e bëjmë sikur kritikojmë të rriturit. Kur i themi se jemi dëshpëruar nga ato, rrënojmë katrorët e vetëbesimit të tyre, kurse me këtë edhe vullnetin dhe dëshirën e përballjes me sfidat e reja. Dhe kështu dalëngadalë lidhim personalitetin e tyre me sukseset dhe mossukseset, gjë që aspak nuk është bazë e mirë.

    Lavdërime të tepruara

    Përkundër kririkave, kemi edhe ekstremin tjetër: lavdërimi i tepruar. Edhe pse lavdërimet e ushqejnë vetëbesimin, me rëndësi është të dini kur dhe si t’i përdorni. Sikur te kritikat, lavdëroni veprimet konkrete të fëmijës dhe përpjekjet e tij në vend të fjalive të përgjithësuara me të cilat i lavdërojmë zakonisht tiparet e tij të personalitetit.

    Kontrollimi i jetës së fëmijës

    Lejoni t’i gjejnë interesat e tyre dhe pastaj mbështetini për to pafundësisht.

    Kur bëjmë gjithçka në vend të fëmijës

    Edhe pse të rriturit sigurisht shumë gjëra mund t’i bëjnë më shpejtë dhe më mirë, nuk është çështja për shpejtësinë as kualitetin. Nëse i lejojmë fëmijët që ata ta bëjnë më ngadalë dhe me ndonjë gabim, i japim mundësinë të zhvillojnë pavarësinë, të mësojnë të zgjidhin probleme dhe mendojnë me ‘kokëzën’ e tyre, por edhe të përballen me frustrimin dhe zhvillojnë këmbënguljen kur nuk arrijnë me tentimin e parë. Kurse nganjëherë edhe ne, të rriturit, nga atom und të mësojmë mënyra të reja të të menduarit, ato origjinale të fëmijëve.

    Aspiratat drejtë perfeksionizmit

    Vendosja e pritshmërive të larta mund të ketë plotësisht ndikim të kundërt te fëmija nga ajo që dëshiron. Fëmijët mund të janë nën ndikimin e stresit dhe me frikë të madhe që të mos na zhgënjejnë, kurse në gjendje të tillë me siguri nuk është frytdhënës për zhvillim dhe mësim.

    Anashkalimi i komunikimit

    Dëgjimi aktiv i asaj që flasin pandërprerë i ndihon fëmijët që të kuptojnë se janë të vlefshëm dhe se dëshirat e tyre, ndjenjat, nevojat dhe mendimet janë gjithashtu të vlefshme për ne.

    Krahasimi me fëmijët tjerë

    Ky është sigurisht njëri nga gabimet e para dhe më të këqija për shkatërrimin e vetëbesimit të cilin prindërit e fillojnë ta praktikojnë që kur fëmija është akoma në pelena. Nuk ka rëndësi a e krahasojmë fëmijën me fëmijë tjerë apo me veten, kur kemi qenë në moshën e tyre, fëmija shpesh këtë e përjeton si porosi se nuk është mjaft i mirë. Asnjeri nuk është i njejtë me të tjerët, ashtuqë edhe krahasimet nuk kanë kuptim dhe as që sjellin diçka të mirë.

    Shprehja e mungesës suaj të vetëbesimit

    Mënyrë e mirë për nxitje të zhvillimit të vetëbesimit të fëmijës është t’i tregojmë shembull të mirë te vetja. Për këtë flisni për veten pozitivisht dhe bëhuni model i cili do t’i mësojë dhëmbshurinë, mirësjelljen dhe në fund vetëbesimin./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...