Topa mishi me vezë të ziera

spot_imgspot_img

Ju sjellim një recetë të shkëlqyeshme për gogla mishi me vezë të ziera. Mund t’i provoni në dy versione- të mbështillni vezët në vezë shtëpie, salsiçe të freskëta apo në përzierje me mish bluar.

Ideja është marrë nga logu Xhodin në Myfamilykitchen. Ajo ka përdorur salsiçe të freskëta, por ne ju sjellim edhe recetën për mish të bluar, të cilën mund ta përdorni në vend të salsiçeve.

Përbërësit: të goglave të mishit

  • 4 vezë
  • 4 salsiçe shtëpie të freskëta (apo përzierje të mishit, receta në vazhdim të tekstit)
  • Qumësht
  • Thërrime buke
  • Përzierje mishi (nëse nuk dëshironi salsiçe)
  • 1/2 kilogram mish të bluar
  • 1 qepë mesatare
  • 1 vezë
  • Thërrime buke
  • Kripë, piper, dhe spec të bluar

Më parë ziejini vezët. Le të jenë fortë të ziera. Qërojini dhe lërini më një anë. Nëse përdorni salsiçe, qërojini (nëse mbështjellësi hiqet vështirë, vendosini pesë minuta në ujë para se ti qëroni).

Nëse përdorni mish të bluar, qepën më parë copëtojeni në copëza të vogla, përzieni me mish dhe përbërësit tjerë (krip, piper, thërrimet e bukës, spec të bluar), ndërsa mund të shtoni, nëse keni bërë, vegetë të lagët (vegeta e lagët- mëlmesa të shëndetshme për të gjitha gjellët), vetëm ruajuni atëherë se sa qitni kripë, sepse kjo vegetë është e njelmët.

Nga salsiçja e qëruar bëni një version si të qoftes së rrumbullakët, dhe në mes vendoseni vezën. Mbështilleni dhe në përgjithësi mirë mbyllini fundet. (Njësoj bëni edhe me mishin e bluar).

Xhodi nuk ka dashur që goglat e mishit ti bëj frakturë, por të tilla i ka futur në furrë. Ajo më parë i ka futur në qumësht (i ka zhytur mirë), e më pas në thërrime të bukës. Të gjitha i ka renditur në tepsi të mbuluar me letër për pjekje, dhe i ka pjekur në furrë me 190c për 30 minuta.

Nëse ju pëlqejnë më shumë në frakturë atëherë bëni gati tre pjata. Në njërën vendosni miell, në tjetrën prezlla, ndërsa në të tretën vezë. Goglat më parë futini në miell, në vezë me pas në prezlla. Fërgojini thellë në vaj.

Me këto gogla shkojnë shkëlqyeshëm patatet (pure patatesh- 4 variacione në temë), maunat apo bizele e re.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.

Si t’i lani dhe t’i ruani rrobat e fëmijëve: këshilla praktike për familje të zënë

Udhëzime të qarta dhe të përgjegjshme për larjen dhe ruajtjen e rrobave të fëmijëve, me fokus te siguria ndaj kimikateve, parandalimi i aksidenteve dhe masat e para në rast helmimi.

Ruajtja dhe digitalizimi i fotografive familjare: si të skanoni, etiketoni dhe mbani koleksionet në siguri

Udhëzues praktik për të ruajtur dhe digitalizuar fotografitë familjare, me këshilla për skanim, etiketim, kopje dhe zgjedhje materiale të qëndrueshme.