Pak ditë më parë, komediani dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi udhëtoi drejt rivierës franceze për të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur të filmit në Kanë. I shoqëruar nga Elvana Gjata, dy artistët shqiptarë parakaluan në tapetin e kuq dhe kaq mjaftoi që në portalet shqiptare të merrte dhenë lajmi se filmi i tyre konkurronte përkrahë prodhimeve më të mira të kinematografisë. Ndërkohë që nuk vonuan as artikujt sipas të cilëve Ermali dhe Elvana kishin mashtruar publikun.

Menjëherë pas kthimit në Tiranë, Ermali ka reguar publikisht për këtë çështje. “Para pak ditësh isha në Festivalin e Kanës për të parë çfarë bëhet andej. Duke qenë se kam dhe një film në duar, ishte rasti më i mirë për të njohur njerëz të kësaj fushe, për të reklamuar dhe për të shitur filmin se për këtë shkohet; është një treg ndërkombëtar ku njerëzit shesin dhe blejnë filma. Mirëpo kur u ktheva pashë që këtu në Shqipërinë time të dashur, vendi ku unë punoj, jetoj, investoj, prodhoj, krijoj, disa gazetarë më kishin kryqëzuar me pretendimin që unë po mashtroj njerëzimin. Shkruanin: ‘Ermali dhe Elvana po shpifin’.

Të nderuar gazetarë, dashamirës dhe zemërbardhë, nuk kam pretenduar ndonjëherë që unë isha konkurrent në Festivalin e Kanës sepse po të isha do e kishin marrë vesh të gjithë. Isha thjesht për të shitur filmin dhe mora edhe një biletë për të parë një nga filmat që ishin konkurrent. Në një postim kisha shkruar: Shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës. E para, çfarë të keqe ka të shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës? Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë. Ne sapo i dhamë një sinjal universit që një ditë të marrim një çmim në Festivalin e Kanës. Dhe e dyta, meqë unë e kam thënë këtë, mendjet e ndritura gazetareske duhet ta kuptonin që kjo ishte një shaka, se jam komedian dhe komedianët bëjnë shaka, prandaj quhen komedian. Dhe po, atë rrëzimin e bëra vetë.”-deklaroi ai në “Xing me Ermalin“.
kosovarja.ch