Gjërat që kanë rëndësi në jetë – Një mesazh i vërtetë!

Ka qenë njëherë e cila ka patur një fëmijë të vetëm të cilin e ka dashur shumë pasiqë i ka shërbyer si ngushëllimi i vetëm në skamjen e saj.

Megjithatë ajo ka lakmuar shumë të pasurit dhe shpeshherë ka thënë se nëse do kishte qenë e pasur do të ishte më e lumtur. Një natë në ëndërr i paraqitet një njeri i pasur i cili i thotë se ka ardhur për t`ia plotësuar dëshirat dhe se do e dërgojë në një hapësirë përplot me ar dhe xhevahirë nga të cilët mund të marrë sa të dëshirojë, mirëpo kur të niset për në shtëpi mos të harrojë atë gjë që është më e shtrenjta për të.

E çmendur nga gëzimi dhe nga pasuria, ajo filloi të mblidhte ar dhe xhevahirë deh pasi u mbush përplot kërkoi që të nisej për në shtëpi. I pasuri e pyeti edhe një herë mos kishte harruar gjënë më të çmuar. Ajo iu përgjigj se kishte marrë gjithçka që kishte dëshiruar ndonjëherë, mirëpo sapo doli jashtë dhe iu mbyll dera, e kuptoi se kishte harruar brenda fëmijën e vetëm.

Në atë moment zgjohet nga gjumi dhe e kupton se kishte qenë më e pasura në botë mirëpo nuk kishte qenë e vetëdijshme.

kosovarja.ch