Teshtitja është një nga mekanizmat mbrojtës të trupit tonë nëpërmes të cilës nxjerrim bakteret dhe viruset nga hunda.

Gjatë teshtitjes, ajri nëpërmjet zgavrave të hundës fluturon me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë.

Nëse ndalim teshtitjen, ky presion kthehet në ndonjë pjesë tjetër të trupit që mund ta dëmtojë.

Ky është një refleks i fortë dhe mund të shkaktojë dëmtimin e daulles së veshit dhe mund të rrisë presionin pas mollëzave të syrit, ashtuqë mund të plasin kapilarët në sy, shpjegon mjeku njujorkez Erich Vogt për „Business Insider“. Ndalja e teshtitjes mund të ndikojë edhe në humbjen e dëgjimit dhe të shkaktojë marramendje të rënda.

Ndalja e teshtitjes mund të shkaktojë dëmtimin e diafragmës, kurse në rastin më të keq vjen deri te goditja në tru, e cila mund të jetë vdekjeprurëse.

kosovarja.ch