Furra është një ankth i vërtetë. Pavarësisht se sa të domosdoshme e kemi për pjekje, i shmangemi për shkak të përlyerjes, e cila shumë vështirë pastrohet. Provoni me këtë përzierje tepër të thjeshtë.

Ndonëse gjithnjë e më shpesh përdorim enë të rrezistueshme ndaj zjarrit apo folio alumini, prapë se prapë janë pothuajse të pashmangshme njollat e forta në furrë. Kur vjen dita e pastrimit të furrës, e dini se ju pret një punë tejet e vështirë. Ekzistojnë lloj-lloj mjete për pastrimin e furrave. Disa prej tyre janë efikase, e disa jo edhe aq. Por, e përbashkëta e të gjithave është se përmbajnë kemikale të rënda.

Që të mos shpenzoni shumë për këto mjete, provoni me një përzierje të thjeshtë. Natyrisht në të ka sodë bikarbone (sodë buke) dhe uthull.

Nevojiten:

  • 1 ¼ filxhan (250 ml) sodë bikarbone,
  • ¼ filxhan uthull,
  • 1 filxhan ujë,
  • 10 pika të cfarëdolloj vaji eterik (më së miri portokall ose limun),
  • gjysëm filxhani kripë dhe dy lugë sapuni të lëngshëm.

Së pari përzijeni vajin eterik me ¼ filxhan ujë. Derën dhe muret furrës stërpikini me këtë përzierje, por pasi ta keni nxehur atë në 140 oC. Fikeni furrën.

Pastaj trazoni ¼ filxhan kripë me ½ filxhan sodë bikarbone dhe me të stërpikni mbi njollat e forta të furrës suaj. Pastaj përzini ¼ filxhan ujë me sapunin e lëngshëm dhe me këtë përzierje lyejini murret e ftohura të furrës suaj dhe lëreni të qëndrojë ashtu tërë natën.

Të nesërmen pëzijeni ½ filxhan ujin e mbetur me uthullën dhe m të stërpikeni gjithë furrën. Lëreni të qëndrojë për një kohë të shkurtër dhe pastaj pastrojeni mirë. Bashkë me përzierjen e fundit do të duhej të kishin ikur edhe papastërtitë.

kosovarja.ch